Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

ARSYET/ Ja pse “çmenduria” e radhës e Ramës me refugjatët thyen rregullat ndërkombëtare

Marrëveshja për ngritjen e këtyre dy qendrave në zonën e Shëngjinit, jo vetëm që nxiti polemika të shumta në Shqipëri për faktin e mungesës totale të transparencës, por edhe për faktin nëse vendi ynë ka aftësinë të menaxhojë situata të tilla.

E, mbi të gjitha, marrëveshja Meloni-Rama, në të gjithë rastet e mundshme, ka anashkaluar çdo lloj rregulli të mundshëm ndërkombëtar.

Ngritja e kampeve për azil-kërkuesit jashtë territorit të Bashkimit Europian ka qenë një nga pikat e programit të qeverisë së djathë të Melonit që gjatë fushatës elektorale, në vitin 2022.

Në atë kohë, shumë ekspertë kishin dyshime se si mund të realizohej një premtim i tillë, i cili kërkonte jo vetëm vullnetin e Italisë, por edhe të vendeve të tjera të Bashkimit Europian që janë në kufijtë e Unionit dhe vende pritësve të valës së refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Por, Meloni duket se e ka pasur të qartë objektivin e saj. Përtej detit, në Shqipëri, gjendet një kryeministër që është i gatshëm të thotë ‘Po” për gjithçka, vetëm e vetëm që partnerët ndërkombëtarë të mbyllin sytë për pushtetin autokrat që zhvillon në vendin e tij.

– Para së gjithash, çështja e garancive për standardet minimale që duhet të respektojnë qendrat e para të pritjes: vetëm tre vjet më parë, kampi i Morias në Lesbos të Greqisë u shkatërrua nga një zjarr, duke i kujtuar Evropës dramën e më shumë se 12 mijë njerëzve të bllokuar në qendrat e mbipopulluara (në shtator 2020 kampi priti një numër migrantësh të barabartë me më shumë se gjashtëfishin e kapacitetit të tij maksimal).

Së dyti, Marrëveshja, megjithëse ende e papublikuar, nuk merr parasysh fatin e njerëzve të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, veçanërisht cilat autoritete duhet të marrin përgjegjësinë për ta për një riatdhesim të mundshëm: A do të mobilizoheshin burimet e vendeve anëtare të BE-së? Apo përgjegjësia bie mbi shtetin pritës, Shqipërinë?Do të qëndrojnë në Shqipëri? Ky variant do të ishte shkatërrues për vendin tonë, sepse kështu ka qenë edhe për vende të Bashkimit Europian, të përballur me kriza refugjatësh. Do të rikthehen në vendin e tyre? Kush do ta realizojë këtë proces? Autoritetet shqiptare, të cilat nuk kanë zero flotë fluturuese dhe një grusht anijesh të vogla patrullimi?

Së treti, Marrëveshja për mbajtjen e emigrantëve në qendra pritësve jashtë Bashkimit Europian, në pritje për shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil, shkon tërësisht në të kundërt me praktikën e vendosur nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Vitin e kaluar, gjyqtarët e Strasburgut morën parasysh shqetësimet e shprehura nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) mbi Partneritetin e Migracionit dhe Zhvillimit Ekonomik me Ruandën (MEDP) të nënshkruar nga Britania e Madhe më 14 prillin e kaluar.

Sipas asaj Marrëveshjeje, shteti afrikan, Ruanda, ra dakord që të strehonte azil-kërkuesit që i drejtoheshin Britanisë së Madhe për leje qëndrimi.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram