Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

EKSKLUZIVE me Xhiliola Lamaj/ Mes medias dhe biznesit, ambicjet dhe projektet e poetes vlonjate

Unë jam Xhiliola Lamaj, kam punuar si gazetare tashmë prej 8 vitesh në media, kam filluar në qytetin e Vlorës, në 6+1 Vlora TV, dhe pastaj në Ora News në Tiranë. Aktualisht po merrem me biznesin tim, një butik veshjesh, afro 5 vite.

Jam duke u marrë me marketingun e biznesit por edhe me dalje televizive të herë pas hershme në media. Kam botuar 2 libra, jam frymëzuar nga deti, nga mali, nga agrumet, e dua Vlorën time, më ka dhënë një frymëzim dhe jam e bekuar që kam patur atë, duhet të kesh energji shpirtërore dhe krijuese. Libri i parë në 2014 quhej Filozofia e Shpirtit, vëllim poetik, ndërkohë që studioja për Gjuhë Letërsi në Bachelor. Libri i dytë “Pikturoj në Fjalë”, poezi dhe prozë.

Proza eshte me e thjeshte se poezia, Ne mburremi me Ismail Qemalin se ka mare cmim Nobel por kemi shkrimtare te medhenj si Dritero Agolli, qe kane  hedhur bazat e letersise shqiptare.

Intervistë ekskluzive marrë nga botuesi: Arch Brahim Shoshi

Cili është fitimi i një fashion blogger ditët e sotme duke pasur parasysh tregun e vogël shqiptar. A mund të sigurohet një jetesë me të ardhura normale nga kjo punë?

Unë mendoj që është çështje fati, nëse varet nga të ardhurat që i përmbush vetes në fund të muajit, nevojat financiare. Fashion blogger është ART, dhe me artin jo të gjithë e kanë luksin për t`u marrë, se arti kërkon kohë, impenjim financiar, shpirtëror, frymëzim, shumë detaje të tjera. Është fat pë rata që kanë një kapital financiar të mirë dhe merren vetëm me një pasion. Në raste të tjera është një support ekstra për vajzat që bëjnë një punë, një profesion, por nuk lënë mbrapa të veshurit mirë dhe bukur, të respektuarit të vetes. Është një pasion që nëse ti e zhvillon dhe punon në këtë drejtim ka fitimet e veta, por nuk e shoh dot si punë të vetme ekskluzive, pasi do shumë aksesorë dhe asortimente.

A të kanë ndihmuar daljet publike në media në Shqipëri në karrierën tënde si bloggere?

Ajo është numri 1, nëse unë njihem si fashion blogger është falë daljeve të mia të shpeshta të vazhdueshme në TV. Nëse unë dal çdo sezon në TV duke dhënë këshilla mbi veshjen, më ndihmon në marketingun e biznesit tim, por njëkohësisht edhe që ta vë në pah punën time dhe të tregoj që nuk bëj vetëm biznes, por kam pasion edhe për të veshur bukur gratë e Shqipërisë.

8a0e1ea9 5fe1 4ade 89c5 8c1b64de29c5
EKSKLUZIVE me Xhiliola Lamaj/ Mes medias dhe biznesit, ambicjet dhe projektet e poetes vlonjate 7

Flisni vetëm për vajzat dhe gratë, pse i keni përjashtuar meshkujt?

Nuk i lë në hije por duke qenë se jeta në Tiranë është shumë e shpejtë dhe dinamike dhe meshkujt kanë veshje thjesht të mira dhe estetike. Shqipëria është një vend që po shkon drejt një evolimi, emancipimi të kujdesurit për veten.

Meqë përmende luksin, a është sot vendi ynë në një status luksi apo kjo fjalë është privilegj që u takon vetëm disa personave?

Luksi është një privilegj për ta mbajtur dhe për ta jetuar, që jo të gjithë shqiptarët e kanë mundësinë. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve kanë mbetur në ato kohëra kur premtimet e politikanëve për rritje rroge nuk u realizuan kurrë. Si mund të bësh jetesë luksi me rrogë mujore të ulët?

Luksi në Shqipëri është më shumë i ndjekur nga politikanët, biznesmenët apo VIP-at mediatikë?

VIP-at e kanë kthyer në komercializëm të bërit këngë e videoklipe pafund, pa tekst e pa përmbajtje. Mjfaton muzika dhe kanë përfitime marramendëse. Paraja më e madhe mbetet tek politikanët. Nuk duhet shfaqur vetëm fasada e bukur, por ja që duhen parë këto që nuk thuhen, nëse ne nuk flasim e nuk ngrejmë zërin, as pagat nuk do rriten e asgjë. Po krijohen shtresa të luksit dhe shtresa të varfëra, nuk po na lënë të ngremë kokën ne si biznese të vogla, të marrim frymë, të mbajmë anëtarët e familjes gjallë në këmbë.

Nëse kthehemi tek arti dhe e bukura, a po na e limiton politika artin?

Realisht po i merret fryma, pse në TV shqiptare nuk flitet më për emisione fëmijësh, kulture por vetëm për politikanë, grushta, zënka e diskutime. Nuk flitet asgjë për të cilën ia vlen, më i fortë është ai që mbush xhepat më shumë.

fda5bb2e 542f 472c 885a a08da8f749f1
EKSKLUZIVE me Xhiliola Lamaj/ Mes medias dhe biznesit, ambicjet dhe projektet e poetes vlonjate 8

Përveç poezisë, biznesit dhe gazetarisë, çfarë ka të re ose personale nga Xhiliola, gjërat të cilat publiku nuk i njeh

Unë nuk dua të bëhem pjesë e showbizz-it, ruaj jetën time private, familja është e shenjtë.

A jeni ndjerë ndonjëherë e cënuar nga mediat e showbizz-it, e përfolur për jetën personale?

Unë kam ruajtur standartin tim, çfarë i ofron ti publikut është ajo që ata marrin në konsideratë. Përderisa unë kam folur për artin, gazetarinë, fashion, aktualitet, sociale, nuk jam marrë me pjesën rozë sepse sa më rozë të jesh aq më e kuqe do bëhesh.

Duke qenë një vajzë e emancipuar, aktive në media, dhe e pavarur ekonomikisht, a është e vështirë në Shqipëri të jesh një vajzë e pavarur? A e pranojnë meshkujt shqiptarë pavarësinë e një femre?

Ka nevojë për një përgjigje të gjatë, e para unë punoj sepse çfarë të mjellim do korrim. E dyta është e vështirë sepse çdo gjë në jetë varion në bazë të objektivave që iv endos vetes, ovjektivat janë sfidë, detyrimet familjare duhen shlyer, është e vështirë. Bëj shumë punë, por nuk harroj që suporti moral financiar edukures ia dedikoj familjes time, janë ata pa jam unë. Pavarësia financiare është kompleksitet i mashkullit shqiptar. I cili nëse sheh një femër të pavarur, dobësitë e tij janë personale nuk kanë lidhje me pavarësinë time ekonomike. Është psikologji e vonuar, ai ndihet inferior padashje.

Duke qenë një njeri energjik, cili është projekti juaj i radhës përveç medias, poezisë dhe biznesit?

Ëndrrat e mëdha nuk tregohen, por projektet edhe ngacmohen nga pak, ndërkohë që punoj, përpiqem të realizoj projekte pak nga pak, do vazhdoj të investoj në rritjen time personale dhe profesionale. Dua të jem moderatore në një emision TV, sic jam unë origjinale dhe duke sjellë diçka që i mungon TV aktualisht.

Cili lloj formati i mungon Shqipërisë që Xhiliola e ka në mendje?

Aktualiteti social më ngacmon më tepër, lidhet direket me poezinë, nëse një fenomen më ngacmon më frymëzon.

A është Xhiliola aktualisht e dashuruar? Ose në një lidhje apo në kërkim të një lidhjeje?

Po, jam e dashuruar me TV, poezinë, median, biznesin. Zgjedhjet duhen bërë me kujdes, kanë ardhur kohë të vështira. Jam shumë moderne, por kur vjen puna te familja jam shumë tradicionale, sa më larg medias. Aktualisht jam single.

Nga dallon familja tradicionale nga një familje showbizzi?

Shqipëria është një vend i vogël, nami shkon deri në Stamboll. Për mua familja tradicionale është një nënë dhe një baba që të rrit dhe edukon me sakrifica dhe të jep një shkollim dhe edukatë që ti nesër të bëhesh një njeri i rëdndësishëm, të japësh kontribut në shoqërinë ku jeton. Familjet tradicionale pa divorce jetojnë të lumtur bashkë përgjithmonë në të mirë e në të keq.

Sot divorci është në një fazë evolucioni, a e prek kjo emancipimin e shoqërisë?

Unë flas për pozicionin tim, ashtu si unë jam rritur. Është e vërtetë nëse një marrëdhënie nuk shkon, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër përveç ndarjes, atëherë po. Përsa i përket familjeve moderne, ka kontrata martesore për fasada politike, për publikun. Ka plot kontrata televizive martesore për hatër të imazhit. Këto janë devijacione familjare.

A kanë shqiptarët pasiguri për estetikën e pamjes së jashtme?

Duke jetuar një dinamizëm teknologjik të pashmangshëm, drejt inovacioneve të reja të pashmangshme, hap telefonin, hap instagramin. Jemi në epokën e robotizimit. Kjo padashur nxit anën estetike, ekspozohesh, të ofrohen imazhe që sa mirë është të kesh hundën e vogël, gjoksin e madh etj.

Jeni pro apo kundra ndërhyrjeve estetike?

Jam pro në raste kur është e nevojshme, të bëhet ndërhyrje shëndetsore dhe estetike por duke gjetur një balancë të ndihesh bukur, por më e rëndësishme të jesh i shëndetshëm mendërisht.

Ju zotëroni një biznes, butik veshjesh, cili është dallimi midis një fashion bloggeri dhe një stilisteje?

Kemi një biznes familjar, është një suport financiar i qëndrueshëm, ku shumica e veshjeve përzgjidhet nga unë, ku ushtroj dhe fantazinë time si stiliste, ose fashion blogger. Stilistja skicon dhe përzgjedh idenë deri në fund të një veshjeje, ndërsa fashion bloggeri kombinon, zgjedh të veshi tendencat, të këshillon çfarë duhet veshur një sezon të caktuar, të bëjë retro, të bëjë eksperimente në veshje.

A është trend sot në Shqipëri?

Është trend botëror, që është huazuar dhe këtu në Shqipëri, ka më shumë se 5 vjet që zbatohet edhe në Shqipëri. Duhen disa vite që të rriten ndjekësit, vjen në mënyrë graduale. Sa më shumë kohë të kesh duke u marrë me veshjet, tendencat, kombinimet dhe kodet e punës. Duhet të kesh një ide unike, një stil të veçantë. Të jesh sa më origjinale në kreacion. Duhet dhe të dish të tregosh punën tënde.

Cili është projekti i radhës?

Projekti është kundra dhunës që i është bërë gruas ndër vite, sado që fenomeni mund të vazhdojë në kohë, duhet të kemi reflektime të forta që kur një mashkull ushtron dhunë ndaj një femre, qoftë dhunë fizike, qoftë psikologjike. Unë këtë dua të realizoj në TV. Për tek poezia, vitet kalojnë dhe ne ndryshojmë, poezia ime quhet:

Buzeqeshje e grisur ne rreshta

Flakur udhetimeve me kohen,

komunikim mes rreshtave edhe i vdekur

parvazeve te dritareve qendruar mendueshem

pikes loti vatrore ne ind e damar eshte prekur

aty tek flinte vdekja folen e kish bere edhe trishtimi

ndersa qetesia tinzare e tera ka strepsur

nje here qe lexonte dedikimet gdhendur

ne fletet e zverdhura te ndryshkura nga koha

dikur diku thare mes  lote trendafili

na faqe 35 te kapitullit te pare frymonte nje rresht tek jepte fund shpirti

duart e thars te rreshkura 

me te bukurat ne bote kishin perqafuar dhimbjen

me lot ne shpirt e nostalgji te plakosur

buzeqeshja  e krisur deshifronte kujtimet

Me lerni te qaj

Mbytem ne fundit terr te flakes

Uleras degjoj e bota me shmanget

Floket e halarisura si deget e nje peme

Fluturoi dy toptha te zjarrt u bera zgalen e kesaj nate

Perpelitem si nje shpirt ne gerhamat e fundit

Ze nuk kam e qaj me te madhe

Qetesi tinzare qetesi varri ti nje vdekatare

Me munde per se gjalli

Me lerni te qaj tja them botes dhimbjen kesaj nate

Do ti zgjoj zerat neteve te klith fort

Vdekjen ta bej kengen e nje balade

Me lerni te qaj ne dritherima e ne lot

Disa nga poezite e Xhilioles

Shumë poetë shqiptarë i bazohen rimës në poezi, por poezia nuk është vetëm rima, ajo është vetëm estetika.

Poezia është një art, ndjeshmëri, emocion

Pse shumë poetë shkruajnë mbi dhimbjen e jo mbi lumturinë?

Po, është pyetje e bukur dhe inteligjente. Kur shkruan me nota të fuqishme, njerëzit i intrigon dhe i përfshin.

Cilën poezi e ndjen më shumë tënden?

Unë nuk i ndaj dot nga njëra-tjetra, kur shkruaja gjendesha atje ku frymohesha në shkollë, në punë, në TV. Egon mundohem ta ul, kur shkruaj egon e vdes dhe nxjerr shpirtëroren.

Cili është frymëzimi i një poezie, emrin e një poezie që e dallon?

E di, nuk jam e bukur, quhet poezia..

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram