Standardet e jetesës në Ballkanin Perëndimor janë shumë prapa vendeve të BE-së. Të gjashtë vendet e WB-6 kanë një Produkt i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë i rregulluar me fuqinë blerëse (PPP)) që është më pak se gjysma e mesatares së BE-së.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit “A mund të konvergjojë Ballkani Perëndimor drejt standardeve të jetesës në BE?” cilësoi se përmirësimi i qeverisjes në Shqipëri dhe Rajon mund të jetë një mjet efikas për të rritur mirëqenien dhe për të shtyrë para ritmet e konvergjencës për të arritur standardet e BE-së.
Sipas BERZH përmirësimi i cilësisë së qeverisjes mund të ndihmojë në ndryshimin e tendencave demografike sidomos në Shqipëri. Rajoni ka bërë hapa pas në standardet e qeverisjes vitet e fundit, duke zgjeruar hendekun me vendet homologe në BE dhe gjetkë.
BERZH vë ne dukje se, hendeku i PBB-së midis BB-6 dhe BE-ja është ngushtuar në dy dekadat e fundit, por ritmi i konvergjencës është ngadalësuar që nga kriza globale e viteve 2008-09. Sipas tendencave të fundit të rritjes, mund të kalojnë 70 vjet ose më shumë përpara se WB-6 të arrijë mirëqenien e shteteve të BE-së. Prandaj, pyetja kryesore është: Çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar normën e konvergjencës? Dhe ekspertët e BERZH mendojnë se Reformat mund të bëjnë ndryshim. Të gjithë janë dakord se duhet bërë më shumë për të bërë një ekonomi tregu më të qëndrueshme dhe më mirëfunksionale
BERZH evidenton se qeverisja e dobët nuk është vetëm pengesa kryesore për investitorët, por edhe dekurajim për popullsinë vendase, duke inkurajuar të rinjtë të emigrojnë (dhe dekurajojnë emigrantët nga kthimi). BERZH thotë përmirësimi i qeverisjes mund të adresojë deficitin e aftësive të rajonit, duke bindur njerëzit e talentuar të qëndrojnë ose të promovojë kthimin e të ikurve.