Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

UDHËTIM DREJT DIJES: Interviste eskluzive nga Londra në lidhje me mundësite që ofron Anglia për studentët Shqipëtarë!

A do e ribëje serisht ? “patjeter qe do ta beja kte rrugetim serisht.., …me më shum vetëdije dhe vetbesim”

Duke mare shkase nga aktualiteti, i cili ka vendosur në kryefjale, Anglinë dhe refugjatët Shqipëtar të cilët, simbas mediave Britanike po pushtojnë portin e Doverit me zbarkime thuajse të përditëshme, pamvaresisht masave të ashpëra që Britania ka marrë dhe pret të marrë në lidhje me ndalimin e Shqipëtarëve të jashtëligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Vendosëm të bëjmë një artikull ndryshe duke intervistuar një ndër shumë përsonazhet e suksesëshëm Shqipëtare në Britaninë e Madhe e cila meret me regjistrimin e studentëve në shkolla dhe institucione të ndryshme në Londër. Kjo intervistë dëshmon faktin që në Mbretërinë e Bashkuar shqipëtarët mund të shkojnë jo vetëm me gomone sic mendohet kryesisht, por në shumë forma të ligjëshme. Në këtë artikull do të flasim për mundësitë e mëdhaja që ju ofrohen studentëve Shqipëtare të cilët dëshirojnë të studiojnë në Angli. Duke mare në pyetje Znj. Juliana Shalla e cila punon ne fushen e arsimit, punësimit dhe orientimit të studentëve në Angli.

Kush është Juliana Shalla

Juliana Shalla ështe në profesion mësuese anglishtje, dhe ka rreth 10 vite eksperience në fushen e arsimit, aktualisht ajo jeton në Britanine e Madhe në qytetin e Londrës. Ka 7 vite që ushtron profesionin e saj në Mbretërine e Bashkuar. Përgjithesisht gjatë këtyre shtatë viteve puna e saj ka qënë e fokusuar në kurse Anglishtje për të  huajt, duke dhene mesim në kolegje të ndryshme dhe institucione certifikimi të gjuhës angleze ESOL.

Çfare ndryshimi shikoni në Britani, pas eksperiencës suaj disa vjecare këtu.

Ndryshimi që shoh këtu duke mar parasysh, Shqipërinë ështe që: në Shqipëri nuk kishim shumë mundësi ku mund të eksploroje, ndërsa Anglia të krijon mundësi ku ti mund të shfaqësh aftësitë e tua, në fusha të ndryshme, dhe të ofron mundësinë të rritesh profesionalisht, gjë që Shqipëria nuk e ofronte fatkeqësisht. Vështiresite në fazat fillestare patjeter kanë qenë të mëdhaja pasi nisa thuajse cdo gjë nga fillimi. Mbaj mend fillimet e mia ne Londër, kur sdija ku të drejtohesha, qoftë për të merrë nje udhezim sado të vogël. Shumë herë nga keqinformimi, humbja shpresat që do të arrija nje ditë tja dilja në këtë vend të huaj. Përkushtimi im dhe mbi të gjitha mos dorëzimi, duke mos ndalur asnjëherë së kërkuari atë që doja, gjeta vëndin e duhur, për tu informuar dhe për të mare informatat e duhura, dhe pikerisht aty u punësova si këshilluese studentore.

Çfar mundësish ju ofron aktualisht Anglia studentëve Shqipëtar dhe Juliana si mundet ti ndihmoj ata.

Aktualisht Anglia ofron shum mundësi të mira për studentët, sidomos me ligjin e ri I cili ka hyrë në fuqi. Ligji i ri parashikon që cdo student ndërkombëtarë, pas një viti studimi në Mbretërinë e Bashkuar, gëzon të drejtën të marrë vizë pune 2 vjecare, dhe mbi të gjitha e reja e këtij ligji është që u jepet e drejta studentëve të sjellin në Britaninë e Madhe, pjesetarët e tyre të familjes, sic mund të jenë, bashkëshorti dhe femijët. Ndërsa studentët që jetojnë në Angli, kanë sigurisht mundësi më shumë për të perfituar, qoftë shtetas Britanik apo European me status settlement. Studenteve vendas ,shteti ua paguan studimet nëpërmjet sistemit “Student Loan” një borxh të cilin ata duhet ta shlyejnë vetëm nëse në te ardhëmen të ardhurat e tyre vjetore kalojnë shumën 27.000£ ne vit.

Studentët dhe të rinjte Shqiptare që vijne nga Shqiperia, ose Europa tek unë e kane nje porte ku të trokasin dhe të marrin informacionin e duhur, pasi sapo është hapur edhe një istitucion i ri, që ne menaxhojmë I cili përvec regjistrimeve të studentëve ofron edhe mundësi  punësimi. Jemi në fillimet e këtij projekti nuk diskutohet, dhe deri tani kemi punësuar mbi 10 studentë nga të cilët u rregjistruan me ne. Falë bashkëpunimeve me disa kompani vëndase dhe të huaja, ne garantojmë vënde pune edhe jashte territorit te Mbretërisë të Bashkuar. Punët që ne ofrojmë janë në profile të ndryshme, por kryesishtë studentët që aktualishtë kemi punësuar janë në keto profile: infermieri, avokati, psikologji dhe kujdesje për të moshuarit.

Pas nje kohe të gjatë në Britanine e Madhe dhe sidomos pas shume sakrificave që ke bër, po të jepej një mundësi zgjedhje e dytë në jetë a do e bëje sërish udhëtimin e jetës tënde në Angli.

Une patjeter qe do ta beja kte rrugetim serisht por akoma me më shum vetëdije dhe vetbësim, pasi në fillim nuk kisha shumë vetëbesim dhe as dije, por falë eksperiencës dhe shumë vështërsive të kaluara, sot e kam rritur vetbesimin dhe përvoja do të ma bënte ënde më të lehtë udhëtimin.  Suksesi im në Angli do te quaja “mirenjohjen” qe marr cdo dite, nga studentët jo vetëm të komunitetit të vogël ne Angli që jemi ne shqipetarët, por nga të gjitha komunitetet që ndodhen në këtë shtet. Rizultati im pas cdo kërkese i jap nje zgjidhje studentëve, qoftë zgjidhje për sa i përket edukimit të tyre qoftë zgjidhje në punësimin e tyre, ose vetëm orientuese duke i këshilluar dhe adressur tek institucionet dhe njerezit e duhur. Në bazë të nevojave të tyre dhe fal eksperiencës time mund ti këshiloj ne të gjitha fushat, qofshin ato nevoja juridike të cilat kanë nevoje për të konsultuar një avokate, apo qofshin problematika shëndetësore ku ju nevojitet një mjek, përfshirë trajnime të shkurtëra në fusha të ndryshme.

Cilat janë kurset më të kërkuara nga Shqiptarët, dhe cilat do ti quaje ti kurset më të suksesëshme, për të orientuar studentët Shqiptar. Dhe mbi të gjitha a janë të suksesëshëm studentët shqipëtar ne Angli, cili është fati i tyre pas studimit atje.

Sigurisht që të gjitha kurset janë të kërkuara dhe të sukësesëshme por ato që mund të më vijnë në mendje për ti vecuar, janë kurset me të kërkuara dhe koincidojnë me ato të suksesëshmet, të cilat janë: mjekësia, arkitektura, inxhinieritë, fushat ligjore, biznesi etj. Deri tani ndihem shum krenare me arritjet e studentëve Shqiptarë pasi pothuasje të gjithë jane ndër me te dalluarit, ata marrin rezultate shume të larta në krahasim me studentët e vendëve të tjera që kam pas mundësi ti njoh. Gjatë dhe pas studimeve disa prej tyre gjëjnë mundësi të mira punësimi dhe nuk kthehen më në Shqipëri, ndërsa disa kanë gjëndje ekonomike më të mir në vëndin e tyre, pasi mund të drejtojnë biznese ose istitucione, dhe pas studimit në Britani kthehen në vendlindje.

Le te flasim pak për shifra, në lidhje me rregjistrimet e këtij viti.

Të flas për istitucionin tone do flisja në përqindje dhe do më duhej kohë për të mbledhur të dhënat, ndaj po them vetëm sa kemi regjistruar vetëm këtë vit. Në total këtë vit kemi rregjistruar diku mbi 90 studente gjithsej, nga të cilët reth 20 studente ishin shtetas Shqipetare.

Udhëtim drejt dijes!

© Gazeta Telegram

  • juliana shalla intervist gazeta telegram 1 jpg
  • juliana shalla intervist gazeta telegram01
error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram