Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7
Olsi-Yazeji-gazeta telegram

Intervist ekskluzive Dr.Prof. Olsi Yazeji: Komuniteti Islamik dhe Ortodoks viktimë e dhunës së regjimit të Edi Rames!

“Koha e Perandorisë Osmane ka qënë koha më e artë në historinë e shqiptarëve”

I ftuari special për gazetën Telegram është Dr.Prof. Olsi Yazeji, i doktorruar në fushën e historisë në Istitutin Universitar Europian të Firence-s Itali, ekspert dhe njohës i historisë moderne shqiptare dhe osmane. Aktualisht pedagog në universitet Malajzeze, kryesisht në lëndët histori osmane, ruse, dhe të botës islame. Personazh mëse i njohur për publikun dhe mediat Shqiptare, dhe jo vetëm fal aktivitetit te tijë si analist dhe historian shkencorë, i cili aktivitet tashmë shtrihet jo vetëm në rajon, por në mbarë botën. Në Shqipëri shumë i kritikuar për guximin e tijë, dhe mendimin ndryshe në trajtimin e historisë pa dorashka, “blinders” që fatkeqësisht një pjesë e historianëve vëndas nuk kan dashur ose guxuar ta trajtojnë kurrë. Historinë shqipëtare fatkëqsisht shumica e historianëve deri sot e kanë trajtuar gjithmonë të veshur dhe llustruar nga të tjerët, duke udhëtuar në të verbërisht të udhëzuar nga kaloresit e radhës. Historia në fakt ka rëndësinë e vet, dhe para se të shkruhet, duhet të mësohet e zhveshur nga cdo influencë, për tu ballafaquar me të vërtetat; prova dhe fakte historike, të cilat si në një bazull pas cdo studimi dhe konkluzioni, duhet të koincidojnë me pjesët përkatëse, pasi vetëm atëherë janë në gjëndje për ti dhënë asaj imazhin e plotë. Ne si media e pavarur, favorizojmë ekspertët e fushave të ndryshme të japin mendimin e tyre pa censurë, dhe mbi të gjitha ofrojmë lexuesit tonë një informacion të lirë dhe të pa anëshëm. Falenderojmë Dr.Prof. Olsi Yazeji për disponibilitetin e tijë dhe shpresojmë ta kemi sërisht edhe në rubrika të tjera. 

Lexim të këndshëm

INTERVISTA E PLOTË

Kush është Olsi Yazeji në të vërtetë?

Olsi Jazexhi është një qytetar shqiptaro – kanadez, doktor i historisë moderne shqiptare dhe osmane që jeton dhe punon në Kuala Lumpur të Malajzisë. Jam me origjinë toske, dmth nga jugu i Shqipërise. 

Çfarë ke studiuar dhe cili është profesioni juaj, aktualisht me çfrarë merreni?

Unë kam doktoruar në fushën e historisë ne Institutin Universitar Evropian në Firence të Italisë. Aktualisht jam profesor i historisë osmane, ruse dhe të botës islamike në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Çfarë mund ti thoni lexuesit tonë mbi veten, dicka që nuk e ke thënë në media të tjera?

Jam një besimtar praktikant i Islamit. E besoj Allahun dhe Muhamedin dhe besoj që përtej kësaj dynjaje, ekziston një jetë tjetër pas vdekjes.

Me çfarë merreni në kohën e lirë dhe cilat janë pasionet e juaja, jashtë anës profesionale dhe jashtë syve të publikut?

Merrem me studime dhe lexime në fushën e historisë dhe të politikës. Studioj historinë e imperializmit amerikan dhe izraelit në Lindjen e Mesme, islamofobinë në rang global, diskriminimin e muslimaneve nga Xinjiangu në Kinë e deri në Kosovë dhe Shqipëri. Përndryshe në kohë të lirë frekuentoj plazhet tropikale të Malajzisë.

Shqiptarët kanë qënë pjesë e perandorisë Osmane, ashtu sic kanë qënë pjesë e shumë perandorive të cilat kanë përfshirë jo vetëm vëndin tonë por edhe Ballkanin, Europen deri në Azi:   cfarë mund të na thoni si analist për këtë periudhë historike?

Koha e Perandorise Osmane ka qënë koha më e artë në historinë e shqiptarëve. Nën flamurin e Islamit turk, shqiptarët u bene sundimtarë të Ballkanit, dhe ashtu sikur thotë Sami Frashëri mbrojten Islamin dhe Turqërine nga Jemeni e deri ne Hungari. Osmanët janë faktori kryesor për krijimin dhe ekspansionin e kombit shqiptar në Ballkan dhe shqiptarët pa prezencën osmane do ishin zhdukur në Europë dhe asimiluar në greke dhe serbe.

Si historian që jeni, Shqipëria mori pavarësin në vitet 1912, si e shikoni këtë datë për Shqiptarët, a ka dicka që mendon se duhet të shtohet apo hiqet nga programet e arsimit shkollor?

Viti 1912 është një vit zie për shqiptarët. Në këtë vit ata u ndanë nga Perandoria Osmane, humbën pozitat e tyre sunduese në Ballkan dhe Anadoll, ndërsa Kosova dhe Cameria ranë nën pushtimin greko-serb. Shqipëria pavarësine e saj e fitoi në 29 korrik 1913, kur fuqitë e Europës vendosën që të pranojnë krijimin e nje shteti shqiptar ne Konferencën e Ambasadorëve në Londër dhe jo ne 1912 sikur lajthit historiografia e Tiranës dhe e Prishtinës.

Shqipëria është një shtet laik, a respektohen vërtet e drejtat e besimit në vendin tonë?

Në Shqipëri lirite e besimit kanë kaluar faza të ndryshme. Në kohën e sundimit të Esat Pashë Toptanit Shqipëria ka gëzuar liri fetare te plota. Në kohën e administratës së Zogut keto liri u cunguan për komunitetin ortodoks dhe islamik, ndërsa në kohën e regjimit komunist u hoqën totalisht. Pas rënies së komunizmit, në kohën e sundimit të Partisë Demokratike në vitet 90 Shqipëria gëzoi liri të plota fetare; ndërsa pas grushtit të shtetit socialist në vitin 1997 e deri ne 2005 dhe nga viti 2013 e deri më sot kur sërisht në pushtet janë socialistët, komuniteti musliman shqiptar vuan nga diskriminimi si pasojë e politikave islamofobike të socialistëve.

Pushteti në Shqipëri, a është i ndarë apo i përbërë nga një ekuilibër tolerance ndaj besimeve të ndryshme?

Në ditët e sundimit të Edi Ramës ashtu sikur edhe në kohën e Koci Xoxës, pushteti në Shqipëri është kontrolluar nga elita minoritare të krishtera – socialiste – komuniste të cilat nuk kanë respektuar ekuilibrat e besimeve fetare. Nëse shikoni me vëmendje shumë nga ministrat që Edi Rama ka zgjedhur gjatë sundimit të tij shumë prej tyre janë me origjinë orthodhokse dhe disa janë vllehë e grekë. Edi Rama ka një urrejtje historike kundër shqiptareve musliman fakt qe ndoshta e trashegon nga origjina e tij familjare. Ndërsa në kohën e sundimit të Esat Pashës, Ahmed Zogut, Enver Hoxhes dhe Sali Berishës muslimanet janë përfaqësuar si duhet në pushtet.

Institucionet fetare dhe drejtuesit e tyre në Shqipëri a janë tolerantë ndaj besimeve të ndryshme që ka vëndi jonë?

Në përgjithësi institucionet fetare dhe drejtuesit e tyre janë tolerantë ndaj njeri tjetrit. Por komuniteti islamik dhe ortodoks herë pas here ka qenë viktimë e dhunës së regjimit të Edi Rames i cili ka sulmuar objekte kulti ortodoks dhe ka arrestuar e burgosur në masë besimtarë dhe hoxhallarë.

A ka vërtetë tolerancë fetare në Shqipëri, dhe a e kërcenon dicka vendin tonë? 

Në Shqipëri ka dhunë shtetërore kundër Islamit dhe në disa raste edhe kundër Kishës Ortodhokse. Institucionet shtetërore, sikur policia e antiterrorist janë organizma të cilat kryejnë dhunë institucionale kundër komunitetit musliman në vecanti duke përndjekur dhe diskriminuar klerikët dhe besimtarët e Muhamedit. 

Cili është parashikimi juaj për rajonin, nga pikëpamja gjeopolitike? 

Shqipëria dhe Kosova tani për tani janë të sigurta nga ana gjeopolitike për sa kohë që janë koloni euro-amerikane. Lufta në Ukrainë dhe hysteria anti-ruse e NATO-s i kthen shqiptarët në element të besuar në luftën e bushtit anglo-amerikan kundër Rusisë.

Jeni mjaft aktiv në media, sic jeni edhe i kritikuar gjithashtu, a ndjeheni apo jeni ndjerë ndonjëherë i kërcënuar, nga kush dhe pse?  

I kërcënuar nuk para ndjehem. Më shumë ndjehem i bezdisur kur kundër meje hapin lajme të rreme, më etiketojnë si filo-turk, filo-rus, filo-iranian etj. Megjithatë për sa kohë që kam zgjedhur të jem person publik, sulmet janë dicka normale. Jezu Krishti a.s. thotë që pema vlerësohet nga frytet e saj. Dhe zakonisht me gurëgoditet fryti që kërkohet të rrëzohet nga pema për tu ngrënë.

Ku jetoni aktualisht? 

Unë jetoj jashtë Shqipërise që në vitin 2020. Jetoj ndërmjet Malajzisë dhe Kanadasë.

Tani jemi në festat e fundvitit, festa zyrtare në kalendar, si i presin Shqiptarët këto festa dhe a i ndjejnë të vetat pavarësisht besimeve të ndryshme?

Varet për cilët shqiptare flet. Për besimtarët e devotshëm muslimanë viti i tyre i ri hixhri fillon ne korrik 2023. Per ata shqiptarë që nuk ndjekin Islamin plotësisht, ata festojnë vitin e ri Gregorian.

Cili është urimi juaj për Shqiptarët?

Dashtë Allahu që në vitin 2023 të shpëtojnë nga zgjedha e diktatorit Edi Rama.

Gazeta Telegram, Intervistë eskluzive me Olsi Yazeji

© Gazeta Telegram

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram