Press "Enter" to skip to content
1/ 3

Po në Big Brother VIP a do futet kryeministri Rama?

Po ta mendosh hollë hollë, kryeministrit Edi Rama vetëm ajo i ka mbetur të bëjë, të bëhet banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Nga një anë i takon, se i shkon me të vërtetë termi VIP, ndryshe nga shumë pjesëtarë që bëhen pjesë të reality shoë-t, dhe nga ana tjetër nuk do ishte hera e parë që ai bëhet pjesë e spektakleve.

Edi Rama ndoshta është i vetmi lider në botë që krijoi televizionin e tij personal, madje i vuri dhe inicialet e tij ERTV. E pa si mjet propagande me leverdi, ose si risi apo media e së vërtetës duke qenë se të gjitha kanalet e tjera televize, gazetat apo dhe programet e ndryshme i konsideroi kazan.

Nuk mungojnë as ekspozitat e këtij piktori që u bë kryeministër deri në kryeqytetet e vendeve europiane. Kujtojmë të fundit, të zhvilluar në Athinë, eveniment për të cilin foli edhe gazeta France24. Ramën e cilësuan si të vëmendshëm ndaj detajeve pasi kujdeset vetë për mënyrën e vendosjen e veprave me aq shumë ngjyra, por pse nuk është kujdesur në detaj edhe për problemet e shqiptarëve, lind pyetja.

Kreun aktual të qeverisë e kemi parë edhe në spektakle. E kemi parë të kërcejë në Dancing ëith the Stars, e kemi parë pjesë të skeçeve humoristike në emisione si Klanifornia apo Apartamenti2xl.

Sëfundmi kryeministri na vjen me një risi, që është ajo e podcast-it. Rama e ka quajtur atë “Flasim” dhe shton se të ftuar do të jenë shqiptarë pjesë e skenës publike dhe jo vetëm, madje të huaj dhe kundërshtarë të tij nëse e pranojnë ftesën.

“Është një eksperiencë e re për mua dhe ju. “Flasim” është podkasti im menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje, por edhe protagonistë të jetës shqiptare, aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike. Madje edhe kundërshtarë pse jo nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira”, shkruan Rama.

Pra, me sa duket e vetmja gjë që i ka mbetur Ramës, është futja në Big Brother. Me siguri përballja me Luizin do të thyente të gjitha rekordet historike të shikueshmërisë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Gazeta Telegram, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Gazeta Telegram”

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram