Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

E eliminuan duke pirë kafe brenda biznesit të tij/ E shkuara ‘problematike’ e kandidatit për deputet Ardian Nikulaj (FOTO)

Vendi u trondit ditën e sotme nga një tjetër ngjarje tipike mafioze ku në mes të ditës me diell në Shëngjin të Lezhës u ekzekutua me armë zjarri një biznesmen i njohur i qytetit.

Ardian Nikulaj, dikur me mbiemrin Marku, u vra brenda biznesit të tij pranë portit teksa pinte kafe rreth orës 13:30.

Autori ka hyrë me skafandër motori në kokë brenda lokalit i veshur me jelek fosforeshent dhe e ka qëlluar 7  herë  me pistoletë në kokë e trup dhe është larguar me motor.

51-vjeçari ka qenë i vetëm në lokalin e tij “Coral” dhe dyshohet se atentatorët kanë shkuar me motor, kanë qëlluar dhe më pas janë larguar.

640 0 1681905158xfggpng 580 1
E eliminuan duke pirë kafe brenda biznesit të tij/ E shkuara 'problematike' e kandidatit për deputet Ardian Nikulaj (FOTO) 3

Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

Por kush është Ardian Nikulaj?

Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Në vitin 2010 vëllai i Ardian Nikulaj është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Palaj, duke nisur një përplasje mes dy fiseve të  njohur në qarkun e Lezhës.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

Nikulaj është personazh i njohur për zonën por edhe për politikën. Përveçse ndër vite ka mbajtur poste të rëndësishme, si psh. kreu i Aluiznit, ka pasur edhe shumë akuza nga figura të larta të Partisë Demokratike. Në vitin 2017, kryedemokrati Sali Berisha e akuzonte si një person të lidhur me kriminelët dhe me vrasësit, duke i renditur veprat kriminale që kishte në “kurriz”. Madje bëri me dije dhe ndryshimin që i kishte bërë mbiemrit nga Marku në Nikulaj.

Por akuzat ndaj tij nuk mbaruan me aq. Në vitin 2021, ish-kreu demokrat, Lulzim Basha nga Lezha, ritheksoi se krimi zgjedhor kryehet nga Edi Rama dhe Tom Doshi, por përmendi edhe emrin e viktimës së sotme, duke e cilësuar si një nga komponentët kryesorë të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2 viteve më parë.

Nikulaj, është babai i 4 fëmijëve, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e atentatit të kryer ndaj tij.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram