Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Si doli zbuluar gënjeshtra e Veliajt, nuk i zgjati as 1 javë

Vetëm një javë më parë, duke dalë nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Veliaj deklaroi se Berisha nuk iu përgjigj thirrjes në gjyq dhe do të merrej me forcë në 19 maj.

Pak ditë përpara zgjedhjeve, ai premtoi për një shoqërim spektakolar me polici të kryetarit të opozitës, por që do të ndodhte pas zgjedhjeve. Autori i atyre fjalëve e dinte me siguri se do të vinte shumë shpejt dita kur fjalët e tij do të përgënjshtroheshin, por pas datës 14, pasi njerëzit të kishin shkuar në kuti me një tjetër mashtrim

Sot mashtrimi i Veliajt u zbulua live nga mediat që ishin përgatitur për të parë spektaklin e premtuar. Nuk ndodhi asgjë përveç një seance rutinë, ku të pranishëm ishin vetëm avokatët. Berisha në zyrën e tij duke u marrë me denoncimet e shkeljeve, as e kishte menduar ta fuste në axhendë gjyqin e sotëm.

Gjyqi nuk solli asgjë përveç gënjeshtrës së Veliajt. Megjithatë ai doli të fliste më këshilltarët bashkiakë të PS, sikur të mos kishte gënjyer kurrë, sepse nuk është hera e parë që gënjen dhe nuk është as e para që përgënjeshtrihet.

Një njeri që e fillloi me premtimin se nuk do të ketë asnjë metër katror ndërtim në Tiranë, e vazhdoi me ujin e pijshëm dhe e kulmoi me 1 milionë pemët mashtrimin, një gënjshtër të vogël si kjo nuk e ka asgjë për ta kapërirë. Vetëm se për të parat duhej pak më shumë se 1 javë që të përgënjeshtroheshin

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram