Për kryeministrin Edi Rama, Safet Gjici ishte një kalë që punonte shumë dhe tërhiqte “karrocën e Rilindjes” në Bashkinë Kukës, por i doli një hamshor i frikshëm që po të shihte femër në zyrë më së paku i bënte seks oral.
Gjici u arrestua sepse koka ja bëri, por bashkia ka mbetur bosh, në kërkim të kryetarit të ri që duhet të plotësojë kushtin kryesor: të jetë burrë i ndershëm, nga “mesi e poshtë”. Për ndershmëri në kryerjen e detyrës, kot mundohen se edhe nëse ka, pushteti i tanishëm nuk do të “rrezikojnë” me dikë që nuk di të bëjë marifete me tenderat, apo të jetë makineri elektorale që blen vota herë me ndikim e përdorim administrate e herë me shuka lekësh në duar…
Deri tani janë përfolur katër emra të mundshëm si kandidatë për të rimarrë Bashkinë Kukës. Që të gjithë do të kalojnë në filtrin e hollë të majës së kupolës së pushtetit. Nuk përjashtohet mundësia që përderisa u dogjën me Gjiçin në raste të tilla të kryejnë disa teste.
Kandidatët mund t’i nënshtrohen “poligrafit seksual”, jo si makineri, por me prova të prekshme. Po kush do të dalë vullnetare për të “provokuar” kandidatët? Edhe për këtë pjesë është menduar që si fillim të ngrihet një ambient shumë i ngjashëm me zyrën e kryebashkiakut. Me pas do të futen disa femra të cilat si mision fisnik në të mirë të partisë të do të kenë tentativën për joshje të kandidatëve. Nëse kandidatët e kalojnë provën me sukses, duke i mbajtur allatet në vend, atëherë do të dalë “tym i bardhë” nga magazina e testimeve.