Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Ditët shqiptare të Melonit, që bënë të shpërthejnë thashethemet mbi varka dhe takime të fshehta

Misteri i kësaj vere duket sikur u shpërnda disi dje, kur burime të sigurta të shtypit bënë me dije që Kryeministrja Meloni u rikthye në Pulia pas tre ditësh qëndrim në Shqipëri.

Lumenj të tërë boje, pyetje, insinuata mbi arsyet e vërteta të vizitës në vendin e shqiponjave. Me çfarë mjetesh lëvizi? Kush ishte bashkë me të? Ku qëndroi dhe me kë u takua gjatë vizitës së shkurtër, të ndarë mes Vlorës dhe rezidencës verore të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Dhërmi?

Në mbrëmje, misterin ka menduar ta zbulojë edhe vetë kryeministri shqiptar. E ka bërë duke ndarë në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet bashkë me Melonin, të dy duke buzëqeshur, me pantallona të errëta dhe këmishë të bardhë. Më tej, falënderimi në italisht: “Motër e Shqipërisë. Vëlla i Italisë. Faleminderit Giorgia, ishte një nder!”.

Por, ja kronologjia e blitz-it të këtij mesi gushti: Meloni mbërriti të hënën në Vlorë, me një traget të nisur nga Brindizi. U prit nga homologu i saj shqiptar, Rama, i cili disa ditë më herët e kishte ftuar që të kalonte disa ditë pushime në brigjet shqiptare, që këtë vit si kurrë më parë, kanë qenë një destinacion i preferuar edhe për shumë turistë italianë.

Screenshot 2023 08 18 at 9.46.44 AM

Nga Vlora është zhvendosur disa kilometra më në jug, në zonën bregdetare të Dhërmiut, ku ndodhet rezidenca verore e kryeministrit shqiptar.

Meloni ka kaluar mesin e gushtit në Shqiperi, duke i lejuar vetes edhe një xhiro me varkë bashkë me familjen, siç tregojnë pamjet e televizionit shqiptar RTV Klan, ku duken edhe motra e kryeministres, Arianna dhe bashkëshorti i saj, Francesco Lollobrigida, ministër i Bujqësisë.

Mes spekulimeve ka qenë dhe mjeti me të cilin Meloni lëvizi të hënën, nga Ceglie Messapica në Brindizi, drejt Vlorës. Dhe ka nga ata që thonë se nuk ka video të pranisë së Kryeministres italiane në bordin e tragetit të linjës që e çoi në Vlorë. Dhe vazhdojnë spekulimet mbi lëvizje të mundshme në jahtin e sipërmarrësit puljez, Pippo L’Abbate.

Ditën para mbërritjes së kryeministres italiane, një helikopter mbërriti në Himarë, pranë Dhërmiut. Në bordin e tij ndodhej ish kryeministri britanik, Tony Blair.

Aktualisht Blair është konsulent dhe punon edhe për Ramën. Dhe kanë qarkulluar zëra mbi një darkë mes Melonit dhe ish udhëheqësit britanik në Vlorë, mbrëmjen e 15 gushtit.

E sigurtë është që kryeministrja po i kalon pushimet në Puglia, në Ceglie Messapico në provincën e Brindizit. “Puglia është një rajon i jashtëzakonshëm. Një perlë italiane, në të cilën historia dhe kultura shkrihen me bukuritë e natyrës, mes ullinjve shekullorë dhe plazheve që të lënë pa frymë”, i ka thënë meloni “Nuovo Quotidiano di Puglia”. / Il Giornale

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram