Në zonën e Shpiragut në Berat, kompania e njohur Shell ka nisur prej gati një dekade kërkimet për naftë dhe thuhet se ka mundësi që të qëllojnë në një vendburim premtues, si në sasi ashtu edhe cilësi.
Vetë Rama është në vitin e gjashtë që thotë se punë muajsh mund të marrim lajmin e “jashtëzakonshëm” për naftën në Shpirag. Gjithnjë e thotë kur ndodhet ngushtë në afera korruptive, apo në kulmin e varfërisë. Ky vend nuk ka vuajtur për pasuri nëntokësore si krom, naftë, gaz, bakër, hekur-nikel, etj. Po mbitoka? Pyje dikur, bregdet, apo burime të shumta ujore. Po sot jemi vendi më i varfër në Europë, me pasuri tashmë të zhdukura prej kohësh ose shkatërruara nga oligarkia e betonit e lidhur fort me pushtetin. Shpresat janë të mëdha nëse vertëetë del naftë, duke marrë të mirëqenë se këtë herë Rama nuk gënjën, ashtu si katër vite radhazi që sa herë zihet ngushtë lëshon statuse se “po bëhet deti kos” dhe se me naftën që do dalë do ia hedhim fukarallëkut.
Në raste të tilla më shumë se të urohet që të dalë naftë, të shpresohet se ajo të paktën të mos zbulohet edhe ca kohë, duke qëndruar e “fshehur” aty nën 6-5 kilometra thellësi dhe të nxjerrë kyrye kur kjo kastë politike të jetë zhdukur. Frika është se nëse “shpërthen nafta” me siguri do dalë një grup abuzuesish me pushtet që burimet e naftës t’i përkthejnë në vjedhje, abuzime, apo tollona për të blerë vota. Nuk ka nevojë për imagjinatë si mund të jetë ky abuzim, sepse faktet janë sheshit dhe jo nëntokë, ashtu sikur nafta apo gazi i mundshëm. Ja u zbulua naftë në Shpirag.
Po kush do e administrojë? Që tani po jepen shenjat se Rama ka ndërmend të aplikojë formën e përbashkët me administrim shtetëror dhe priivat, ashtu si në Norvegji, Arabinë Saudite apo edhe Azerbaxhan. Personi më “adapt” për të menaxhuar këtë pasuri, padyshim që është Ilir Beqja, ish-ministri i Shendetësisë dhe aktualisht drejtuesi i menaxhimit të granteve dhe fondeve të BE-së. Këtë formë ka ndjekur Rama, ashtu sikurse bëri me fondet e tërmetit që ia besoi çelësat e kasafortës së qindra milionë eurove për rindërtim Arben Ahmetajt, sot në kërkim ndërkombëtar nën akuzën e korrupsionit pasiv, pastrim të produkteve të veprës penale dhe mosdeklarim të të ardhurave.
Por është dhe Belinda Balluku, zëvendëskryeministrenj dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Kryeministri ka plot emra si “kryemenaxhues” të cilët kanë kaluar testin e grabitqarëve me shumë sukses dhe njihen për lidhjet me oligarkinë, konçesionet abuzuese dhe mjeshtra në abuzime. Këto kritere I plotësojnë shumë nga njerëzit që Rama mban pranë.