Press "Enter" to skip to content
1/ 3

Po shqiptarët kur t`i bëjnë pushimet? Në maj-qershor, shtator-tetor

Tani thuajse e kemi të pamundur që në plazhet tona të gjesh një vend ku të ngulësh çadrën tënde në një plazh publik, pa qenë nevoja të paguash për shezlong, pa pasur njerëz aq ngjitur sa nuk flet dot me familjarët e tu, e pa qenë nevoja të paguash në një parking.

Sot është më lehtë të presësh biletë Wizair 20 euro, e të bësh një vizitë jashtë vendit se sa të kalosh një kalvar vuajtjesh në plazhet tona.

Dhe më e keqja është se çdo vit pritet një situatë akoma më e vështirë. Sepse turizmi “low coast” do të vazhdojë të jehojë nëpër tik-toqe e instagrame, pavarësisht se “pronarët” e bregdetit shqiptar do të vijojnë me ngritje çmimesh.

Dhe pastaj do të kujtohemi për ata 500 mijë shqiptarët e Kosovës që i ndërruam me 500 mijë fukarenjtë e Italisë, që llogarisin edhe një euro për shishen e ujit, shërbyer në buzë të detit.

Ndoshta ne shqiptarët duhet të tregohemi dredharakë. Nuk mund të pushojmë më (shumica) në vendet më të bukura tonat në periudhën korrik-gusht, por ama nga maji-qershori dhe shtator-tetori mund të kemi pushime fantastike, pa rrëmujë, me shërbim më të mirë, parking pa pagesë, ushqim mëse i freskët dhe më i lirë.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram