Çështja “McGonigal” ka bërë që jo pak herë së fundmi mediat më prestigjioze amerikane ta vënë me shpatulla pas muri kryeministrin e shtetit shqiptar, Edi Rama. Jo pa shkak, pasi nga goja e këtij të fundit kurrë nuk u mor vesh tamam lidhja e tij me ish-agjentin e korruptuar të FBI, Charles McGonigal.
Një temë për të cilën nuk ka pasur as këllqet të dalë të ballafaqohet me deputetët e opozitës në sheshin demokratik të debateve, në parlamentin e Shqipërisë. U mjaftua me disa intervista me Skype me disa prej televizioneve në vend dhe kaq.
Megjithatë kjo nuk ka ndikuar tek mediat ndërkombëtare si Neë York Times, CNN apo Ëashington Post që të ndërrojnë stekën. Emri i kryeministrit Rama ka qenë i përfshirë me pikëpyetje në secilin shkrim.
Me nota dyshimi kanë folur këto media për kreun e qeverisë, por ka ndodhur e kundërta për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Neë York Times, i ka kushtuar një artikull transformimit të një prej godinave që ka shërbyer gjithnjë si pikë referimi për shqiptarët, Piramidën.
Në këtë artikull nuk mungon as shfaqja pompoze me fotografi e vetë kryebashkiakut Veliaj në skelat e kantierit, ku ai vetë rrëfen projektin 22 milionë dollarësh të kësaj godine. Kalimi nga një vend i varfër i zënë nën kthetrat e diktaturës në një “Tel Aviv të Ballkanit”, qendër e teknologjisë së lartë, kështu shkruan NY Times.
Por dikush që ka nuhatje në atë që lexon, vë re që emri i kryeministrit Rama nuk përmendet as edhe një herë të vetme për këtë projekt. Projekt edhe pse për të cilin vetë Rama u sigurua që të bëhej nga arkitekti i tij i preferuar Viny Mass, prapë media amerikane nuk i ka kushtuar as edhe një rresht. Nuk bën habi që emri i tij nuk është lakuar, kjo pasi 2 javët e fundit, Edi Rama shkruhej vetëm si pjesë e skandalit McGonigal.
Por çfarë fshihet vërtetë pas kësaj fshirje të emrit të Ramës dhe lartësimit të emrit të Veliajt? Dhe është i rastësishëm fakti që Veliaj e ka përqëndruar të gjithë vëmendjen tek gara e tij elektorale dhe jo për të mbrojtur kryeministrin në aferën McGonigal, në një kohë që kolegët e tij socialistë kanë shfajësuar liderin e tyre?