Me plan apo jo u provua plotësisht se reforma në drejtësi u dizenjua për të shkatërruar opozitën.
1. Lulzim Basha, atëherë kryetar i PD, u vu nën hetim për financim të paqartë në Amerikë. Çështja u mbyll për procedurë. Koha tregoi se çështja u mbyll se Luli pranoi të shesë lojën dhe shkatërrojë opozitën.
2. Sali Berisha, pas dizenjimit non-grata, i çelet hetim na SPAK me një kallëzim politik të Taulant Ballës. Çështja mbahet për 3 vite nën hetim. Pas 3 vitesh prapë “po hetohet…”. Kjo nuk është më ndjekje, por përndjekje penale.
Hetimi vazhdon, megjithëse s’ka prova, sepse Berisha nuk pranon të shesë lojën. Sidoqoftë goditja ndaj Tij, veçanërisht me gjyqe popullore, është shkatërrimtare oër opozitën.
3. Ilir Meta është ende nën hetim. Janë të paktën dy episode që raportohen në media se SPAK po heton. Çështja ÇEZ-DIA dhe një financim i paqartë në Amerikë.
4. Fatmir Mediu është nën akuzë tashmë dhe në gjykim. Çështja është e vjetër dhe ligjërisht shumë e sforcuar.
Pavarësisht rëndësisë elektorale të PR, dëm është për opozitën në tërësi. Fjala vjen PD e Berishës ishte më komode të garonte me siglën e PL së Metës sesa me të PR së Mediut….
Të gjithë këta janë kryetarë partish të opozitës. Kaq parti ka opozita elektorale. Të gjithë të goditur penalisht nga reforma e drejtësisë. Asnjë arrestim nga radhët e qeverisë, sado që u bë për show dhe gjithashtu pa prova, nuk ka peshën politike të goditjeve që u është bërë drejtuesve të opozitës.
Ky është fakt.
A ishte ky qëllimi i reformës?!