Pas zhvillimit të natës finale të festivalit të Këngës në RTSH. Festivali i 61 në RTSH u zhvillua nën prezantimin e Arbana Osmanit, edicioni kishte gjithsej 6 çmime, 5 të dhënë nga juria e caktuar si profesioniste të festivalit, dhe një cmim i përzgjedhur me votim nga publiku për të përfaqësuar vendin tonë në Eurovizionin e ardhshëm. Në këtë festival garuan gjithsej 16 artist të njohur dhe 10 këngëtarë të rinj.
I gjithë festivali përvecse i pëlqyer nga publiku tashmë është bërë edhe shumë i kritikuar. Në këtë festival u kritikua cmimi i parë i cili ju dhurua Elsa Lile-s për këngën e prezantuar “Evita”. Kujtojmë lexuesin që Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh. I kritikuar gjithashtu ishte edhe cmimi i cili renditi në vendin e dyte Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”. Kritikave nuk ju shpëtuan as fituesit e vendit të tretë në këtë festival të cilët ishin 2 Farm me këngën “Atomike”.
Cmimi i katërt i cili ishte çmimi i parë që u nda në natën finale të Festivalit të 61, u fitua nga Erma Mici e cila u shpall fituesja e çmimit “Artisi më i mirë debutues”.
Rovena Dilo si artiste e cila ka kontribuar në më shume se dy dekada në muzikën shqiptare, u zgjodh fituesja e çmimit të Karrierës, në festivalin e 61 të Këngës.
Publiku mes votimit me sms perzgjodhi të vecojë Albina Kelmendin me këngën “Duje”, një këngë e cila me sa duket ka prekur telat e zemrës së shoqëris Shqiptare, e cila po përballet me realitetin e ashpër të shumë ndarjeve “divorceve” të cilat mbase në thelb ende nuk jemi gati ti pranojmë si shoqëri.
CMIMET
I° Cmimi i parë : Elsa Lila, kënga “Evita”.
II° Cmimi i dytë : Albina dhe familja Kelmendi, kënga “Duje”
III° Cmimi i tretë : 2 Farm, kënga “Atomike”
KRITIKA
ELSA LILA DHE CAPITALT
Në natën e tretë të festivalit pas daljes së duetit Elsa Lila dhe Capital T me këngën “Pyes Lotin”Kompozitori Valentin Veizi “Ma keni bër pis këngën”
Valentin Veizi në një postim në FB shkruan:
MOS MA BENI PIS KËNGËN!
Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikës sime të indinjuar në lidhje të një variant të këngës “Pyes Lotin” që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSHsë, duke qenë se skam patur mundësi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube këngën, më bën përshtypje (indinjuan) dy gjëra: e para nuk e di kush ka marrë guximin e ka pasur kurajon të m’a bëjë “pis” këngën time, mirë që nuk kanë aftësinë profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën edhe as rrespektin, të paktën të kontaktojnë për të marrë Lejen e Autorit.
Cënimi i të drejtave të autorit dhe njollosja e tekstit origjinal të këngës Pyes Lotin, lidhja me PS e Elsa Liles, e shkuara e saj dhe përballja e saj me gjykatat europiane, rikthimi i saj pas 25 viteve në festival, e shumë të tjera u perfolën dhe komentuan gjatë gjithë festivalit, ndërsa pas festivalit kryesisht u perfol refuzimi i cmimit nga Elsa Lila etj…
ALBINA KELMENDI
KËNGA E PËRZGJEDHUR PËR TË PËRFAQËSUAR SHQIPËRIN NË EUROVISION
Duke marë shkas që kjo këngë u perzgjodh për tu prezantuar në Eurovision: “Duaje” Albina Kelmendi, Festivali i 6-të, RTSH – Radio Televizioni Shqiptar. Mund të themi që teksti i saj edhe pse prek tematika të cilat janë dicka e re në vendin tonë, për Europen sigurisht që është një tekst pak i pa pranushem pasi kërkon të mbrojë familjen tradicionale, ndërkohe që Europa tabun e divorcit ka vite që e lufton, për ta njohur divorcin si të drejtë në shoqërine Europiane. Familja tradicionale e cila prezantohet në këtë këngë, shikohet si një plagë e së shkuarës drastike e cila nuk parashikonte dot të drejtën e divorcit, por qëndrimin në martesë, për hatër të një shtëpie, për hatër të një sofre të ngrohtë dhe për hatër të fëmijëve, duke privuar lirinë thelbësore të qënies njërëzore e cila nuk duhet të jetojë një jetë në robërin e një martese të palumtur për hire të asgjëje.
TEKSTET E PLOTA TË KËNGËVE FITUESE
TEKSTI I PLOTE
EVITA – Elsa Lila
Evita
E di
Se një ditë, do shkosh edhe ti
E di, e di, e di
Më mungon, mungon që tani
E di, e di
Por për mua, do jesh përgjithmonë
Evita
Sa të prita
Sa të prita
Unë dhe drita
Erdhe ti nga errësira
Erdhe ti nga hapësira
Hapet nata, ndizet dielli
Hapet qielli
O, Evita ti, Evita ti, Evita ti
Më mungon që tani
O, e di
Koha shkon, rritesh edhe ti
E di, e di, e di
Më mungon, mungon që tani
E di, e di
Por për mua, do jesh përgjithmonë
Evita
Sa të prita
Sa të prita
Unë dhe drita
Erdhe ti nga errësira
Erdhe ti nga hapësira
Hapet nata, ndizet dielli
Hapet qielli
O Evita ti, Evita ti, Evita
Hapet qielli
O Evita ti, Evita ti, Evita ti
Më mungon që tani
TEKSTI I PLOTE
DUAJE – Albina Kelmendi
Duje
Diçka mrena frymen ma nal
S’di çka bohet, bohet
Po du me nal
(Çka o ka bohet)
Krejt tuj pas,
E krejt tuj pas,
S’po muj mu knaq
Jan tu u nda
Veç për nje fjalë
Janë tu u nda, dashnin’ kanë vra
Janë tu u nda,
E kane harru se kan nje shpi
Sofër me fmi…
Duje, si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jeten, ti ruje
Mos e gjuj me gure,
Si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jetën ti duje
Janë tu u nda
Veç për nje fjalë
Janë tu u nda, dashnin’ kanë vra
Janë tu u nda,
E kanë harru se kanë nje shpi
Sofër me fmi
Ti duje, si dikur ti duje,27
At dashni ti ruje,
Si jetën, ti duje
Mos e gjuj me gure,
Si dikur ti duje,
At dashni ti ruje,
Si jetën ti duje
(Duje, duje)34
Jan tu u nda
(Duje, duje)
Veç për nji fjalë
Janë tu u nda, dashnin’ kanë vra
(Duje,duje)
Janë tu u nda
(Duje, duje)
E kanë harru se kanë nje shpi
Sofër me fmi
(Duje, duje)
TEKSTI I PLOTE
ATOMIK – 2Farm
Kum – ba – ya
Rend ti, rend ti,
Rend ti, rend ti,
Hu hu Ha,
Hu hu Ha,
Rend ti, rend ti,
Rend ti, rend ti,
Hu hu Ha,
Hu hu Ha,
Ke shume gjynahe per te lare,
Ke shume akoma per te marre?
Ik, ik, shpejto ti!
Vrap, vrap, vrapo ti!
Hu hu Ha,
Hu hu Ha,
Kumbaya,
Ushtri e shkuar te ndjek per te lare,
Hesapin e vjeter, hakun do ta marre,
Pastrohu, laje shpirtin kumbaya,
Kumbaya.
Rend ti, rend ti,
Rend ti, rend ti,
Nuk ke shpetim, eshte terr pa mbarim,
Kur ti nuk le femije, do vetem pushtim ti,
Rend ti, rend ti,
Rend ti, rend ti,
Ke vec nje shpetim, bej balle kete ushtri,
Lere jete per femije, pastro shpirtin ti!
Me duart ne dhe
jam bo si pardje
me nje lopate hedhur
e gropen e thelle..
per te hedhur shume vrer
per tu bere zeherr
e dija ca fati me priste ne dere
jam bo i pandere
dhe koken ne terr
e mbajta shume here
per te kapur nje here
te vetmen pranvere
me lule sketerre
te djegur ne hell
nga fjalet:
Kill them
sa here te kerkojne ty ndjese!
Kill them
Sa here te premtojne ty shprese!
Kill them
Lekura djeg nen djerse!
Kill them
Mishin e thate
e kerrmat
i hat, i sati jam?
Ham-e!
Gjuhen gjate e perlate
me lengun pace, flet
Ham-e!
Edhe ne, edhe ju
i hate, i sati jam?
Ham-e!
Edhe ne, edhe ju
i hate, i sati jam?
Ham-e!
Kallaballek
Fukarallek
Turken e flasim e greken e hasim
Budallallek
Maskarallek
Italo nuhasim
E Shqipes ja rrasim
Kallaballek
Fukarallek
Barkun e thate e nuk ben njeri gëk
Maskarallek
E budallallek
Si dele ne tufa kasapi na pret.
Magji e zeze, koken ne thes,
u futa gabim ne nje kthese
Te kerkoj ndjese,
nja 2-3 sekonda qe kam nje pendese,
e me pas fshese.
Me fal!
Se Pikat e shiut e zbusin dhe balten qe thahet e prap behet gur.
Por gurin e tresin e hane dhe e zbehin e shmbin nje ure.
Kam para skuadren e pushkatimit,
sekondat e fundit para flijimit
Kan frike se kur flas i hap syte une njerzimit
Nuk dine energjine qe do plasi krimit
Se sa megaton forc’e vec nje mendimi.
Cliro energji!
E me pas te shnderroj cdo atom qe leviz
brenda trupit tim, nje shperthim atomik!