Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

AT NIKOLLA XHUFKA: O QEVERITARË TË DASHUR PO SI KA MUNDËSI QË NUK NDALONI DOT NJË PLAK 95 VJEÇAR?

AT Nikolla Xhufka bën shpallje të hapur në gazetën Telegram duke sulmuar Janullatos dhe Kishën Greke.

“Shqipëria ka nevojë ti lutet Zotit Shqip në Kisha Shqiptare”

Si gjithmonë Gazeta Telegram sjellë për lexuesin në formë ekskluzive informacionin e plotë dhe të pa censuruar. Në rubrikën “Telegrami juaj”, At Nikolla Xhufka ju drejtohet Shqiptarëve me thirrje publike. Reagimi i tij është ndaj ndërtimit të kishës së re greke: Kjo kishë nuk ka lidhje me traditën e ndërtimit të kishave Shqipëtare. Ju ftojmë të lexoni telegramin e tij të plotë.

Kisha orthodokse greke
Projekti i Kishës Greke në Tiranë

Telegram Juaj: AT NIKOLLA XHUFKA

THIRRJE PUBLIKE

Para pak kohësh mora vesh që Kryepeshkopi grek Janullatos deklaroi se në liqenin artificial në Tiranë do të ndërtojë përsëri një Kishë të re në Stilin Grek !

Si klerik gëzohem por si klerik shqipëtar që jam, ndihem i revoltuar dhe i prekur, megjithatë duke e njohur misionin që Janullatos ka në mëmëdheun tonë nuk habitem aspak.

95 vjeçar dhe përsëri këmbëngul  medoemos që Shqipërine ta mbush me kisha të stilit grek dhe në mënyre kategorike të shmang dhe zhduk ndërtimin e kishave në stilin shqipëtar.

Habitem me Bashkinë e Tiranës qe i dha konfirmimin dhe autoresinë që greku Janullatus të ndërtojë këtë ” gjënë ” në Tiranë !

O njerëz të mirë kaq pak e doni mëmëdheun?!

Kaq pak e doni Fan Nolin ?!

O qeveritarë të dashur, po si ka mundësi që nuk ndaloni dot një plak 95 vjeçar?

Të dashur Shqipëtar, këtu nuk flasim vetëm për fenë ortodokse por edhe për trashëgiminë tonë kulturore, atdhetare, patriotike ….. Vazhdoj dhe e përsëris, Kaq pak e doni Mëmëdheun ???

Nëse Fan Noli do ishte gjallë …. të gjithëve ju që mbështesni Janullatosin do ju kishte shpallur Tradhëtar!

Kisha Orthodokse Kombëtare Shqipëtare e Elbasanit dhe unë si prift Shqipëtar, jam dhe jemi kundër ndërtimit të kësaj Kishe Greke në Tiranë!

I bëj thirrje publike të gjithë Shqipëtarëve të reagojnë për këte vepër Antishqiptare!!

AT NIKOLLA XHUFKA  

Gazeta Telegram

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram