Nje mashtrim i madh me Gjobat e parkimit nga ana e Bashkise se Tiranes!
Fakti qe nje muaj para zgjedhjeve te gjithe punonjesit e policise bashkiake u zhduken si me magji nuk ishte ndonje risi e vecante. Kjo kishte ndodhur dhe ne zgjedhjet e 2021-shit. Gjobaxhinjte e policise bashkiake u zhduken gjate fushates, per tu rikthyer vrullshem dhe pameshirshem me gjoba menjehere pas zgjedhjeve!
Mirepo risia e fushates se 2023-shit ishte miratimi i disa ndryshimeve ligjore, sipas te cilit lehtesoheshin ne masen 50% nga 20% qe ishte shuma e gjobes, nese ajo paguhej brenda 5 diteve. Ne dukje nje mase goxha lehtesuese financiare. Pra nese gjobiteshe me 10 mije leke, po ta shlyeje gjoben brenda 5 diteve, paguaje vetem 5 mije leke!
Por cfare ka ndodhur me pas? Pikerisht pas zgjedhjeve te 14 majit, pasi gjobaxhinjte u rikthyen fuqishem, vertet keto masa kane hyre ne fuqi, por nga ana tjeter Bashkia e Tiranes ka dyfishuar masen e gjobave. Pra nese per nje parkim gjobiteshe 10 mije leke, sot gjobitesh 20 mije leke.
Nje vendim totalisht grabites dhe pa asnje transparence. Duket se nuk ka nje vendim te bere publik nga Bashkia e Tiranes per dyfishim te gjobave, por ditet e fundit di shume raste qe shuma e gjobes eshte dyfishuar nga 10 ne 20 mije leke. Grabitja vazhdon ne heshtje dhe pa asnje transparence!!