Botoxi & Silikoni.. Media-VIPAT / …bashkëpunojnë me klinika, qendra estetke dhe përfitojnë shërbime kundrejt reklamave…
Çenkuela Hasa/Rrëfehet për Gazetën Telegram, autorja dhe moderatorja e emsionit FitStation, i cili trasmetohet cdo të shtunë në oren 21:00 në kanalin televiziv News24. E njohur për publikun si gazetare edhe në shumë kanale të tjera. Solare, ambicioze, supër energjike dhe gjithmonë gati për batutën e duhur në vendin e duhur. Në këtë intervistë ekskluzive për lexuesit tanë tregon mbi humbjen e babait të sajë kur ishte ënde në moshë të vogël. Flet mbi jetën, jashtë kamerave, rrolin kryesor i cili për të është të qënurit nënë e Noel-it, pa lënë pas dore pasionet dhe përkujdesjen mbi veten.
Intervista e Plotë
Brahim:
Çenkuela, emrin e ke të vecantë kush ja u ka vendos këtë emër, dhe na fol pak për fëmijërinë tënde.
Emri im është një kujtim nga babai im i ndjerë, një nga kujtimet më të bukura që kam prej tij dhe të paktat mund të thosha pasi kam qenë vetëm 3 vjeç kur ai është ndarë nga jeta. Jam rritur me nënën dhe vëllain tim më të vogël, një fëmijirë e mbushur me shumë dashuri. Edhe pse mundësitë nuk kanë qenë të shumta nëna ime ka bërë cdo gjë që unë të mund të vazhdoj studimet dhe të ndjek ëndërrat e mia.
Brahim:
Kush është Çenkuela, jashtë profesionit të saj dhe mediave.
Çenkuela jashtë televizionit ka rolin më të rëndësishëm atë të nënës. Kohën më të madhe gjatë ditës e merr puna dhe familja, vecanërisht djali im Noel. Mundohem të jap maksimunin si në punë dhe familje por asnjëherë nuk kam lënë pas pasionet e mia si është sporti dhe jetesa e shëndetshme. Kur them jetesa e shëndetshme nuk nënkuptoj vetëm ushqyerjen e shëndetshme por çdo ritual që gjatë ditës duket shumë i parëndësishëm por ndikon në gjendjen emocionale, shëndetin mendor etj. E kam shumë të rëndësishme kohën me veten dhe cdo ditë kaloj kohë me veten duke shkuar në palestër, lexuar apo duke u kujdesur për pamjen.
Brahim:
Si e filluat gazetarinë dhe çfarë ju tërhoqi më shumë në të.
Çenkuela Hasa:
Gazetaria nuk ka qenë një dashuri me shikim të parë por një dashuri që më është shtuar me kalimin e viteve. Gjithmonë kam dashur tu vi ndihmë njerëzve dhe gazetaria, media më është dukur një armë shumë e mirë për ta bërë këtë.
Brahim:
Çenkuela në median shqipëtare: Në cfar emisionesh ke punuar dhe çfarë emisioni po drejton tani.
Çenkuela Hasa:
Fillimet e mia janë para 8 viteve në Agon Channel, më pas në Vizion Plus dhe prej 3 vitesh në ekranin e News24 ku për herë të parë më është besuar autorësia e një programi dhe moderimi njëkohësisht. FitStaion është emisioni që jepet cdo të shtunë në orën 21.00 në News24 ku fokusi janë intervistat me figura të njohura të artit, medias apo politikës sjell në një këndvështrim ndryshe për publikun.
Brahim:
Profesionalisht jeni e afermuar si gazetare dhe moderatore, në cilin rol nga të dy ndjeheni më mirë dhe pse?
Çenkuela Hasa:
Sa pyetje e vështirë, do doja ti bëja gjithmonë të dyja. Nuk do isha asnjëherë një moderatore që pyetjet ja bëjnë gati të tjerët, sdo isha më unë nëse kjo do ndodhte.
Brahim:
A është e rëndesishme sot paraqitja për të punuar në media dhe sa rëndesi i jepet ti asaj?
Çenkuela Hasa:
Paraqitja është një biletë për të kaluar në fillim por nuk është cdo gjë. Nëse do të kesh jetëgjatësi në media duhet të punosh shumë dhe më vjen keq që sot në shoqërinë tonë veçanërisht të rinjtë perceptohet se nëse je i apo e bukur mund të arrish gjithcka. Nuk ëhtë e vërtetë. Unë kujdesm mjaftueshëm për veten të dukem e kuruar. Është një respekt për veten dhe audiencën.
Brahim:
Bukuria artificiale: Cfarë mendon mbi këtë fenomen të ri i cili përfshin VIPAT edhe aktorët kryesorë të mediave tona.
Çenkuela Hasa:
Të gjithë jetojmë në shoqëri sot që është tepër e dhënë pas perfeksionizmit. Nuk jam kundër ndërhyrjeve estetike, nëse ato i bëjnë personat të ndjehen më mirë me veten e tyre. Por sot duket se ndërhyrjet janë bërë kriter për tu pranuar. Përmendim median pasi janë pjesa e dukshme por ky fenomen po ndodh kudo. A kemi ne si media në dorë ta ndryshojmë? Po, duke promovuar më shumë përmbajtje në raport me dukjen.
Brahim:
Botox & Siliko: Një zgjidhje e shpejtë, shpesh herë e përkohëshme, dhe me kosto të larta, a kanë para mediat për ti bërë ballë kostove të larta të nderhyrjeve estetike? Apo kjo është një tendenc kryesisht tek VIPAT?
Çenkuela Hasa:
Sot teknoligia ka ndryshuar dhe mënyrën se si marketohet. Çdo person publik me shumë ndjekës në mediat sociale e ka më të lehtë për të përfituar shërbime me ulje ose falas. Kjo është ajo që bëjnë një pjesë e moderatorëve, bashkëpunojnë me klinika, qendra estetke dhe përfitojnë shërbime kundrejt reklamave në instagram, facebook etj. Por përtej kësaj ka dhe gazetarë me rroga të majme që nuk do i kishin problem fare trajtimet e rinisës së përjetshme.
Brahim:
Ju vet a keni bërë ndonjë ndërhyrje estetike, dhe a do të ishe e gatëshme të bëje ndonjë ndërhyrje në një të ardhme?
Çenkuela Hasa:
Po kam bërë, kurrë nuk them kurrë për të tjera.
Brahim:
Mediat sot kanë ndryshuar ashtu siç ka ndryshuar çdo gjë tjetër, shikushmerinë më të lartë tani e kan rrjetet sociale. Çfar mendoni mbi këto ndryshime?
Çenkuela Hasa:
Mendoj se televizion, radio e vecanërisht printi është në një sfidë të vështirë përballë teknologjisë. Zhvillimi i shpejtë i mediave online ka ndikuar që të bjerë dhe cilësia e raportimit.
Mundohem të eci me hapin e kohës, duke u përshatur me ndryshimet të cilat duhet ta pranojmë po ndodhin me ritme të shpejta. Me një telefon sot të gjithë mund të bëjnë gazetari në rrjete sociale pavarësisht se cilësia mbetet për tu diskutuar por kjo e bën më të vështirë punën e një gazetari i cili duhet të përpiqet shumë të bëj diferencën. Suksesi perceptohet në forma të ndryshme, fatkeqësisht nëse ti je më i klikuari quhesh dhe më i suksesshmi në ditët e sotme.
Brahim:
Cfarë mendon qe duhet të ndryshoj në mediat shqiptare dhe pse?
Çenkuela Hasa:
Ka ardhur koha që tu jepet më shumë hapësira të rinjve të talentuar dhe që e duan këtë profesion përtej parasë. Të ndikuar dhe nga stili Italian i të bërit televizion në Shqipëri kemi mbi 20 vite që shikojmë të njëjtët moderator me të njëjtat projekte televizive.
Brahim:
Nëse do të jepej mundësia të rizgjidhje nisjen tuaj në anën profesionale, a do të rizgjidhje sërisht mediat si fushën tuaj profesionale, dhe pse?
Çenkuela Hasa:
Do të zgjidhja gjithmonë median. E dua punën që bëj dhe mendoj se është fat të gjesh në jetë atë që do.
Brahim:
Cfarë është “fit-Station”, dhe cfarë roli ke aty.
Çenkuela Hasa:
Nëse ke thën FitStation ke thënë Çenkuela dhe e anasjellta. Është emri i blogut tim I cili erdhi në jetë 4 vite më parë si vendi ku unë ndaja pasionet e mia për sportin dhe jetën e shëndetshme. Më pas ky emër ju vu dhe emisionit tim që jepet në News24 cdo të shtunë në orën 21;00 prej 3 vitesh. Më përfaqëson mua.
Brahim:
Na rrëfeni dicka që i paraprin lexuesit tonë mbi ty, një plan ose dicka që ënde nuk e ke bër publike.
Çenkuela Hasa:
Kam mësuar të mos bëj plane afatgjate por të punoj shumë dhe të përfitoj nga mundësit që më jepen çdo ditë duke treguar më të mirën time. Por në këtë punën time të përditshme jam duke punuar për një nga ëndërrat e mia që do të ketë sërish logon FitStation por që shkon përtej televizionit.
Intervist Ekskluzive © Gazeta Telegram – Botuesi Arch. Brahim Shoshi