Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Çfarë duhet të presim nga revolucioni opozitar dhe protesta e 3 Marsit

Opozita ka nisur një stine protestash, nga bulevardi para kryeministrisë, çdo ditë para parlamentit kur zhvillohet seanca jashtë godinës dhe brenda saj për të bllokuar vazhdimin normal të punimeve.

Ajo ka shpallur një mentalitet revolucionar me në krye Berishën, ku si qëllim final supreme është rrëzimi i së keqes më të madhe Edi Rama. Sipas kësaj llogjike, sa revolucionare aq edhe ushtarake, skena politike ndahet në dy kampe politike armiqësore.

McGonigal, Inceneratorët, Porti i Durrësit, nuk janë të pakta aferat korruptive për të cilat opozita e akzuon kreun e qeverisë, që e shikon çdo mendim ndryshe si rrezik ndaj unitetit revolucionar.

Propaganda për çmim Oscar e Ramës dhe ekipit të tij sulet edhe kur mendimi ndryshe kërkon të ndërtojë një kritikë alternative të qeverisjes aktuale. Kjo bën që edhe mendimi kritik të trajtohet si denoncim vulgar.

Opozita ka një detyrë të vështirë përpara. Denoncimi dhe kapja e çdo gabimi të Ramës nuk mjafton për të marrë pushtetin. Të qenit një shembull i mirë edukimi dhe informimi për qytetarët është ajo çka presin shqiptarët. Të treguar e një alternative qeverisëse e një lloji tjetër, me politika që ndërrmeren në hir të interesit publik, e ku përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët e thjeshtë e të rinjtë dhe jo oligarkët.

Një plan i mirë është ai që i duhet opozitës për ta nxjerrë vendin nga varfëria që e ka kapluar, një hartim me pika se çfarë i sjell brezit të ri, për të ndaluar ikjen masive të tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian, çfarë të mirash bazike i ofron një çifti që kërkon të ndërtojë një familje, çfarë lehtësirash ka dikush që kërkon të blejë një shtëpi në dallim me tani ku çmimet e apartamenteve bosh rriten artificialisht nga pastrimi i parave.

Duket se temat e forta si aferat korruptive të qeverisë, kanë zbehur disi urgjencën e plotësimit të nevojave të përditshmërisë së shqiptarëve.

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj, foli për protestën e paralajmëruar më 3 mars.

Ajo u shpreh se kjo protestë do të jetë nisja e revolucionit dhe se nuk do të ndalet deri në largimin e qeverisë së Edi Ramës. Pavarësisht vendimit të gjykatës për vulën e PD po më 3 mars, kjo nuk do të ndikojë në këtë protestë.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram