Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në fjalën e fundit që mbajti pasi dorëzoi mandatin e deputetit, tha se refuzon të bëhet pjesë e një modeli që ka parë deri më sot, në veçanti nga Rilindja e Partia Socialiste.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të përqafojnë ndryshimin që po vjen me 14 Maj, siç i konsideroi ai zgjedhjet lokale.
Nga socialistët, Këlliçi përmendi me emër Rexhep Mejdanin dhe Pandeli Majkon që i konsideroi të ndershëm.
Këlliçi u shpreh se po futet në një projekt të ri, që është gara për Bashkinë e Tiranës, dhe siguroi se do të ofrojë një model tjetër, ndryshe nga sa prodhon politika sot.
Ai renditi disa prej parimeve që ai do të ndjekë në këtë nismë të re politike, dhe vlerat për të cilat do të luftojë në përballjen me Veliajn. Por shumë me të drejtë ngrenë pikëpytjen se pse dy kandidatët më të fortë nuk dalin në debat me njëri-tjetrin.
Ata kanë zgjedhur të përdorin taktikën e “injorimit”, për të dhënë mesazhin se nuk kanë kundërshtar dhe kjo është e gabuar.
Arsyeja e parë buron nga fakti që janë të papërgatitur për të qenë konkret në përgjigje dhe në pyetje me njëri-tjetrin sepse transparenca në shoqëri është një nga gjërat më të munguara. Mendoj që arsyeja e parë lidhet me udhëheqësit e lartë politik, iu është dashur ta përdorin këtë fushatë në një mënyrë për interesat për pozicionin aktual të tyre.
“Rithemelimi” me Metën është dashur për momentin e rikompozimit të një strukture politike ndërsa shumica politike nuk do ta bëje pasi elementët e akumuluara për një kohë të gjatë janë të mjaftueshme për të qenë stigmatizues nga kundërshtarët politikë, këta janë shmangur tre çelësave të artë të retorikës së Sokratit, logosi, patosi dhe etosi. Shfaqet i plotë karakteri i Ramës Metës dhe Berishës, por më së shumti i Berishës ë nivelin makro dhe logosin e shmangnin qëllimisht sepse nuk duan ta përshtasin në realitetin e ndryshueshëm.
Taktikën e injorimit ata e përdorin për të dhënë mesazhin se nuk kanë kundërshtar dhe kjo është e gabuar. Ligjërimi publik i liderëve kryesorë është tërësisht emocional që synon të prekë qytetarët ata nuk bëjnë krahasime logjike e analiza si ka qenë si është bërë. Ata thonë mos votoni Berishën se do të sjellë 97 mos votoni Ramën se kapen me këtë pjesën e tallavasë.