2 renditësit më të rëndësishëm të universiteteve në botë kanë publikuar të dhënat e vitit 2023, të cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore, aty ku shihet se Shqipëria renditet në fund të listës. Në klasifikim shihet se katër Universitete shqiptare kanë rënë 200 vende nga renditja e vitit të kaluar.
Universiteti i Tiranës renditet i 677-ti nga 688 universitetet më të mira në Evropën Jugore. Times Higher Education World University Rankings futi në renditje vetëm një universitet nga bota shqiptare, Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501.
QS world University Ranking ka bërë pjesë të rankimit katër universitete publike ( UT, UAMD, UPT, UBT) shqiptare dhe 2 private (Epoka & Bedër).
Në rang rajonal, Universitetet më të mira janë 3 universitete serbe, 2 Universitete të Bosnjës, 1 Maqedonia, asnjë universitet nga Shqipëria.
Universitetet shqiptare nga 688 në universitete në total renditen:
-Universiteti Bujqësor i 605
-Universiteti Durrësit i 606
-Universiteti i Politeknik i 658
-Universiteti i Tiranës i 677
Të dhënat tregojnë se në Shqipëri nuk ka Universitete cilësore, një kambanë alarmi kjo për Ministrinë e Arsimit dhe kryeministrin që të vihen në lëvizje dhe të punojnë për arsimin.