Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Dyfytyrësia e Ramës/ Sot i kujton ‘Kanunin’ Kurtit, dikur braktisi Vjosa Osmanin

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nisi turin në Ballkan nga Shkupi.

Pas vizitës në Maqedoninë e Veriut, Edi Rama pasditen e sotme do të vizitojë Kosovën por ende është në “pikëpyetje” nëse Albin Kurti do ta presë ose jo në takim kreun e qeverisë shqiptare.

Ditën e djeshme, Albin Kurti i ka vendosur kushtin Edi Ramës se nuk do ta presë në takim nëse nuk firmosen 13 marrëveshjet mes dy qeverive të planifikuara rreth dy javë më parë në Gjakovë, por kreu i qeverisë shqiptare vendosi që të anulonte në mënyrë të njëanshme këtë takim.

Por Edi Rama iu përgjigj menjëherë Kurtit pasi para se të nisej drejt Shkupit duke nënshkruar 13 marrëveshjet dhe më pas ja nisi me postë elektronike qeverisë kosovare për të bërë të njëjtën gjë. Në këtë mënyrë Rama bëri një hap pas duke i kërkuar Kurtit takimin në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’.

I pyetur nga gazetarët, nëse pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve a do të takohet me Albin Kurtin, Rama për të dalë nga situata e kishte një përgjigje duke i kujtuar “kanunin” kryeministrit kosovar. Rama i kujton Albin Kurtit se “kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera”.Por kryeministri i Shqipërisë vepron me dy standarde pasi harroi refuzimin që i bëri presidentes Vjosa Osmani e cila para disa kohësh vizitoi vendin tonë dhe takoi krerët më të lartë të shtetit shqiptar përveç Edi Ramës i cili e braktisi. Kryetarja e Shtetit të Kosovës u bojkotua hapur në sallën e Parlamentit nga kryeministri Edi Rama dhe gati gjysma e qeverisë shqiptare në shenjë hakmarrje për qëndrimet e saj, të cilat ajo ia tha në sy shefit të qeverisë shqiptare si “shentgeni ballkanik” që shkon për interesat serbe si dhe “tentativat për shkëmbime territori” të cilët e udhëheq presidenti serb.

“Më lini ta trajtojmë mes shqiptarësh kur të shkoj. Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin, që kur të vjen në shtëpi edhe hasmi i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur të mbarojë fjalën” tha Rama.

Megjithëse është në pikëpyetje takimi me Albin Kurtin, Rama mesa duket ka rregulluar marrëdhëniet e tij me Vjosa Osmanin, e cila së fundmi është kthyer në “shpëtimtare” për vizitën e tij në Kosovë.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram