“Të takojmë sa më shumë të afërm, miq, të marrim dhe të përcjellim urime të ngrohta dhe pozitive.”
Këshillat e psikologes dhe terapistes Ermelinda Mango, për sa i përket këtyre ditëve festive në familjet shqiptare. Për të eliminuar stresin dhe për të pasur sa më shumë gëzim dhe harmoni me veten dhe të tjerët gjatë këtyre ditëve të bukura të fundvitit plot me ngjyra dhe emocione. Ditët e festave duhet të përjetohen me sa më shumë varietet emocionesh njerëzore të cilat i bëjnë njerëzit të lumtur. Shqiptarët duhet të eliminojnë burimet të cilat krijojnë stres: duke mos i dhënë shumë rëndësi vlerave materiale, por atyre vlerave që janë të lidhura shtrenjtë me Shpirtin. Duhet të ushqejmë vlerat shpirtërore për të mos i zbehur emocionet njerëzore që e dëmtojnë lumturinë e çdokujt. Dhuratat pavarësisht vlerës ekonomike që ato mund të kenë, simbolizojnë praninë e atmosferës festive, ndaj për ata që kanë mundësi mos të kursehen në dhurata, çfarëdolloj qofshin ato, me vlera materiale apo edhe thjeshtë vlera simbolike, që janë në gjëndje për te gëzuar shpirtin e të dashurve tuaj. Ata të cilët kanë mundësi materiale për të bërë dhurata të shtrenjta pse jo, këshillohet të blejnë dhurata, edhe pse në fakt dhuratat materiale japin kënaqësi të përkohëshme. Këshilla më e vlefshme për të mbajtur zgjuar shpirtin dhe magjinë e festave, sigurisht është takimi i njerëzve të dashur, dhe perkushtimi ndaj tyre, simbas mundësive. Diçka shumë e çmuar është të dhuroni dashuri dhe vëmendje njerëzve të dashur. Te dëshmoni prezencen tuaj me gjëra sado pak të vogla, që janë në gjendje të shprehin dashurinë e madhe dhe të vërvërtet që keni për të dashurit tuaj. Për sa i përket grupeve vulnerabël dhe atyre të cilët janë të palumtur në këtë periudhë festash, është e këshillueshme qe që ata të luftojnë për të kaluar situatat e vështira që kanë, për të gëzuar veten dhe të dashurit e tyre, duke mos u dorëzuar para problemeve të jetës, sepse ka gjithmonë shprese.
INTERVISTA E PLOTE
Është fundvit, atmosferë festive me drita dhe ngjyra, kush është urimi perfekt në këndvështrimin e një psikologu?
Në këtë atmosferë dritash dhe ngjyrash ju uroj Shqipëtarëve të përjetojnë variete emocionesh njerëzore dhe të jenë të lumtur!
A mendoni se po i japim më shumë rëndësi vlerave materiale sesa atyre shpirterore?
Është e vërtetë që sot në shoqërinë Shqiptare ka një tendencë te të vlerësohet me tepër aspekti material se ai shpirtëror( madje ky fakt po dëmton shpirtin duke zbehur emocionet njerëzore). Ana materiale ka zënë nje vend dhe peshë më tepër seç i takon. Është e vërtetë që familjet me mundësi te të mira ekonomike dhurojnë shtrenjtë, pasi kjo sjell entuziazmin dhe kënaqësinë e përkohshme.
Çfarë mendoni se e bën natyrën njerëzore të përjetojë stres, krahas gëzimit e ndjesisë në këto ditë festash?
Mungesa e të dashurve të zemrës, pamundësia për të festuar nga pikëpamja ekonomike, dhe problemet sociale që po trondisin realitetin Shqiptar.
Si duhet t’a menaxhojmë stresin dhe ngarkesën?
Të takojmë sa më shumë të afërm, miq, të marrim dhe të përcjellim urime sa më të ngrohta dhe pozitive.
Si duhet t’a mbajmë zgjuar shpirtin e festave?
Të mbajmë zgjuar shpirtin dhe magjinë e festës, duhet të takojmë sa më shumë njerëz, të bëjmë gjëra sado të vogla po me dashuri të madhe e të vërtetë.
A a duhet të bëjmë dhurata të shtrenjta?
Kjo varet nga shume faktorë social-ekonomike dhe psikologjike e Mjedisore. Dhuratat pavarësisht vlerës ekonomike simbolizojnë praninë e atmosferës festive.
Këshilla për familjet që kanë gjëndje të mirë ekomomike?
Bamirësia të pasuron shpirtin dhe vlerat njerëzore, në këtë nismë nuk ka të humbur.
A keni nostalgji për festat e dikurshme?
Kam nostalgji për magjinë e festave dikur. Parapërgatitja se si do e festonim, me kë, çfarë dhurate do merrnim apo do jepnim ishte emocionuese.
Momenti më kritik dhe më i bukur i karrierës tuaj?
Në karrierën time mbi 15 vjeçare si terapiste dhe psikologe ka patur momente që kanë shënjestruar rrugëtimin tim profesional, të vështirë por edhe të bukur.
Fjalët e para që artikulon një fëmijë pas një pune të lodhshme 1-2 vjeçare eshte emocion i vërtetë dhe i rrallë. Momente kritike ka patur shumë, si menaxhimi i rasteve me kriza te vazhdueshme dhe të renda. Ti je aty per te, por nuk e di si.
Një mesazh nga ju si psikologe për të gjitha grupet vulnerabël?
Nje mesazh per te gjithe grupet vulnerable: Ka gjithmone shprese, Mos u dorezoni!
Falenderimet.
Dua tu falenderoj per keti interviste. Gezeten Telegram edhe stafitn “ Shtepia e kuqe”