Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

“Furçet e Ramës” për Berlinin, i kushtojnë Shqipërisë gjysmë milion euro për një ditë

Qeveria ka vendosur që të lëvrojë 510 milionë lekë të për vetëm një ditë kur në Tiranë do të mbahet Samiti i Berlinit. Gjithçka është gati dhe dritat janë ndezur para se miqtë të vijnë. Kjo është dita e Ramës që të tregojë se është i aftë si një i parë “dasme” për ta bërë përrallore në sytë e krushqve, pavarësisht se s’do ketë as martesë e as “premtim” për lidhje dashurie mes BE-së dhe Shqipërisë.

Takimi i Samitit të Berlinit politikisht është shumë i rëndësishëm për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim do të marrin pjesë liderët e 27 vendeve të BE-së dhe gjashtë drejtuesit e qeverive të vendeve ballkanike. Salltanetet e kryeministrit tonë kushtojnë jo pak por gjysmë milioni euro. Shpenzime më shumë se të kota, vijnë nga vendi më i varfër në Europë, që për një ditë kërkon të shfaqë luks dhe organizim si një vend i madh.

Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, datë 16 tetor 2023”-thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Asnjë detaj se në cilin zë do të shpenzohet gjysmë milioni euro. Për më shumë këto fonde do të “harxhohen” për pritjen e kryeministrave dhe presidentëve të vendeve të BE-së që në shtetet ku drejtojnë deklarojnë edhe kafenë që pinë.

Imazhi ka rëndësi. Për sojin e Rilindjes dukja është parësore dhe për ta nuk ka rëndësi produkti, dokumenti i shkruar strategjia për të parë për nesër, por politika ditore e rrjeteve sociale. I gjithë ky luks i shfrenuar nuk ka justifikim, paçka se në vendin tonë mbërrijnë liderët e vendeve të BE-së dhe për herë të parë që nga nisja e tij Procesi i Berlinit zhvillohet jashtë vendeve të eurozonës.

Por çdo tallava politike këtu kushton, aq sa spektakli, imazhi me dukje të shtirur, han çdo ditë edhe buxhetet e bashkive më të rrënuara, ku janë në borxh deri në fyt me pagesat për Ujësjellësat, por shpenzojnë miliona euro për organizim koncertesh. Në këtë linjë edhe edhe kupola drejtuese, që më shumë rëndësi i jep veshjes, aparencës, gjestikulacioneve sesa produktit sidomos në politikën e jashtme. Dështimi me pasoja të rënda që po ndihet dhe në të ardhmen mund të ndihet edhe më shumë janë marrëdhëniet shtetërore me Kosovën.

E gjithë vëmendja është përqendruar tek Samiti iBerlinit, aq sa nën halucinacione zyrtarët e lartë mund të bëjnë prova para pasqyrës për mënyrën sesi do sillen, si do e presin, çfarë dekori do të afrohet dhe mbi të gjitha si do të shfaqet Rama.

Edhe pse mendojnë se me tamtame të mëdha dhe pritjen “dinjitoze” do mund të ushqejnë propagandën ajo që mbetet pas është një llogari e thjesht: Shqipëria është një vend i varfër i mbytur nga korrupsioni që po bën një dasmë të madhe për tu “prishur mendjen” miqve që padyshim diplomatikisht do vlerësojnë organizimin për kur të kthehen në vendet e tyre mbi tavolinë do kenë raportet” “Shqipërisë t’i ndërpriten fondet e IPARD”, pasi me paratë e BE-së ushqyen politikën e lidhur me krimin.

Po ashtu do kalojnë edhe në zyra të tjera të institucioneve ligjzbatuese europiane ku trafikantët e drogës, kupola e policisë këtu dhe maja e politikës janë të shkrirë në një. Këto janë problematikat që nuk u zhbën kjo “dasmë e madhe” që po bën qeverisja, duke i hequr buxhetit të shtetit jo pak por më shumë se gjysmë milioni euro.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram