Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Kopshtet private si hotelet në Jug, rrisin tarifat deri në 42%

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po i vuajnë ndryshimet në çmime. Duke qenë se rrogat qëndrojnë njësoj, qefi në një kohë që çmimet janë në stratosferë vështirë të bëhet. Por edhe nëse të bësh pushime sot në Jug të vendit është luks, ka dhe sektorë të tjerë ku çmimet vijojnë e rriten. Përgjatë periudhës janar-korrik të këtij viti 58,072 fëmijë u regjistruan në kopshtet publike në Tiranë sipas të dhënave të Open Data të bashkisë. Numri i fëmijëve të regjistruar për muajt janar-korrik u rrit 6% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Që nga nisja e mbajtjes së të dhënave mujore mbi numrin e fëmijëve të regjistruar në kopshtet publike në vitin 2018, për muajt janar-korrik 2023 është shënuar numri më i lartë i fëmijëve të regjistruar në kopsht. Për 12 njësitë administrative të kryeqytetit janë 53 kopshte publike të cilat menaxhohen nga bashkia e Tiranës. Tarifat mujore për kopshtet publike në Tiranë janë 5,000 lekë. Në kopshtet jopublike tarifa për frekuentim të plotë variojnë nga 15,000 deri në 25,000 lekë në muaj.

Krahasuar me vjet tarifat te kopshtet publike kanë mbetur të pandryshuar. Rritje të tarifave për këtë vit të ri shkollor ka pasur në disa nga kopshtet private të Tiranës. Rritja më e lartë ishte për zonat periferike, siç është Fresku ku sipas prindërve janë rënduar në kosto për pagesë kopshti deri në 42% më shumë. Ndërsa në disa zona të tjera, si Komuna e Parisit apo pranë maternitetit “Koço Glozheni” sipas një vëzhgimi të Monitor tarifat kishin mbetur të pandryshuara.

Shkak i shtimit të tarifave siç pohohet nga prindërit është nga shtimi i kërkesës për regjistrime të reja dhe përmirësimi i kushteve. Prej vitit 2014 shërbimi i edukimit dhe mësimdhënies në të gjitha nivelet është i përjashtuar nga TVSH-ja. Nuk përfshihen si shërbime të përjashtuara, shërbimet e ofruara nga institucione që ofrojnë kurse trajnimi, kualifikimi, kurse të tjera speciale ose profesionale, nëpërmjet të cilave nuk merret një formim i vazhdueshëm për pjesëmarrësit, i cili në përfundim të tij të shoqërohet me një diplomë të vlefshme.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram