Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Marrëdhëniet okulte të Ramës me McGonigal/ Çfarë fshihet pas paktit sekret të kryeministrit shqiptar me ish-agjentin e FBI

Përgjigjet e Edi Ramës për çështjen më të nxehtë të momentit“McGonigal” kanë qenë deri diku të pamjaftueshme dhe nuk kanë hedhur dritë mbi atë që shqiptarët kanë kërkuar të dinë. Afera korruptive për të cilën akuzohet kreu i qeverisë shqiptare mbetet ende në errësirë, edhe pse vetë Rama u përpoq me disa intervista të shkurtra televizive të sillej sikur çdo gjë ishte nëkontroll.

Ende nuk dihet se pse kryeministri u “zhduk” për 3 ditë pas plasjes së skandalit, megjithatë ai u justifikua me faktin se ka qenë me grip. 
Ndryshe mendonte kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në një postim në Facebook nxori mesazhin e qytetarit dixhital që pretendonte se Rama për tre ditë ka qenë në një ishull në një takim me hetues të FBI-së, për të gjetur zgjidhjen e daljes nga skandali që bëri boom ndërkombëtarisht, me mediat më prestigjoze botërore që shkruanin.

A iu kërkua atij të rrëfejë çdo gjë si i penduar i drejtësisë rreth lidhjeve të tij me McGonigal si dhe çdo gjë rreth oficerit të shërbimeve inteligjente, sigurimit të shtetit, Agron Neza dhe supërkëshilltarit të tij të errët Dorian Duçka, ashtu si shkruan qytetari dixhital i Berishës?

Goditjen e radhës kreu i qeverisë shqiptare e mori nga prestigjozja amerikane “The Washington Post” e cila shprehet se “McGonigal ka qenë i zhytur deri në fyt në pakte sekrete me Ramën”. Gazeta e njohur ndërkombëtarisht gjithashtu përmend faktin se ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal është paguar për të kryer detyrat e ngarkuara nga Edi Rama.

Pra, McGonigal mund të ketë shërbyer si as nën mëngë i Ramës për të fituar betejat e brendshme vendore ndaj opozitës, me qëllim asgjesimin e saj.

Washington Post nuk është e vetmja që shkruan për skandalin që tashmë është përhapur si vaji në lakra. Po ashtu, CNN e New York Times, me argumenta nxjerrin zbuluar lidhjen e fshehtë të Ramës me këtë ish-agjent të korruptuar të FBI-së. Kreu i qeverisë hiqet sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe se emri i tij ndodhet pa shak aty, gjithashtu duke u shprehur se takimet me McGonigal sa në kryeministri e sa në zyrat e FBI-së kanë qenë krejt formale e normale. 

Ato pak intervista në skype me televizione të ndryshme, ka qenëe vetmja përgjigje e deritanishme e Ramës për këto akuza të rënda. Pse nuk ka pasur kurajon të përballet në debat me opozitën në Kuvend? Një përgjigje ai nuk ka patur as për mediate huaja, ku shpesh nuk humb asnjë rast për të propaganduar vetën në këto media prestigjioze.

E pavarësisht të gjitha këtyre, duket sikur kaq informacione nuk i kanë mjaftuar institucioneve tona të nisin hetime ndaj zyrtaritmë të lartë të vendit. Kjo në dallim nga pala amerikane, që i është futur hetimit me kokë të ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Por sa miq të ngjashëm mund të ketë Rama ashtu si një ish-agjent i korruptuar të cilëve u kërkon misione për interesa të vetat në këmbim të parave?
Një metodë e tillë është e ngjashme me diktaturën: shkatërrim i rivalëve përmes të korruptuarve të huaj.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram