Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Mjeku Pëllumb Pipero pëson goditje në tru, shtrohet me urgjencë në spital

Mjeku Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në spital. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ai ka pësuar goditje në tru.

Nuk dihet me siguri gjendja e tij por raportohet se nuk është fort e mirë. Në urgjencën e Tiranës janë parë lëvizje të shumta të kolegëve të tij mjekë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Burime për Gazeta Telegram raportojnë se ai ka mpirje të trupit dhe humbje të vetëdijes.

Doktori po vijon kurimin në spitalin publik QSUT “Nënë Tereza”. Pëllumb Pipero u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë pandemisë COVID, me rolin e kontributin e tij që dha si infeksionist për informimin e qytetarëve.

Me daljet e tij të shpeshta publike në studiot televizive, doktor Pëllumb Pipero u kthye në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë po bëjnë kundër COVID-19.

Kush është Pëllumb Pipero

Pëllumb Pipero, u lind në 23 Prill 1956, në Skrapar. Ai rrjedh nga një familje me emër në zonën e Tomorricës. Në vitin 1965, familja e tij shpërngulet për në qytezën e Vorës, në afërsi të Tiranës. Këtu, Z. Pipero, përfundoi arsimin tetë-vjeçar dhe më pas atë të mesëm, të cilin e kreu me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1977, ai filloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës, të cilin e përfundoi gjithashtu me rezultate të shkëlqyera. 

Më pas, ai do të nisë një karrierë të larmishme profesionale, si mjek dhe si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. I specializuar në fushën e sëmundjeve infektive, ai do të mbajë, po ashtu, edhe detyra të rëndësishme në Institutin e Shëndetit Publik, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë, duke mos ju ndarë asnjëherë punës së tij akademike si pedagog.

Ai është anëtar dhe kryesues i një sërë organizatash profesionale në fushën e mjekësisë, ku do të veçonim anëtarësinë e tij në Bordin e Akreditimit dhe Certifikimit të Profesionistëve të Shëndetësisë, Kryetar i Komitetit  Kombëtar të Luftës kundër Kancerit, Kryetar i Taks Forcës për Strategjinë e Edukimit në Vazhdim, Koordinator Kombëtar i Projektit të Telemjekësisë në Shqipëri

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram