Press "Enter" to skip to content
1/ 4

Gazeta Telegram

Marrëdhëniet okulte të Ramës me McGonigal/ Çfarë fshihet pas paktit sekret të kryeministrit shqiptar me ish-agjentin e FBI

Përgjigjet e Edi Ramës për çështjen më të nxehtë të momentit“McGonigal” kanë qenë deri diku të pamjaftueshme dhe nuk kanë hedhur dritë mbi atë që shqiptarët kanë kërkuar të dinë. Afera korruptive për të cilën akuzohet kreu i qeverisë shqiptare mbetet ende në errësirë, edhe pse vetë Rama u përpoq me disa intervista të shkurtra televizive të sillej sikur çdo gjë ishte nëkontroll. Ende nuk dihet se pse kryeministri u “zhduk” për 3 ditë pas plasjes së skandalit, megjithatë ai u justifikua me faktin se ka qenë me grip. Ndryshe mendonte kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në një postim në Facebook nxori mesazhin e qytetarit dixhital që pretendonte se Rama për tre ditë ka qenë në një ishull në një takim me hetues të FBI-së, për të gjetur zgjidhjen e daljes nga skandali që bëri boom ndërkombëtarisht, me mediat më prestigjoze botërore që shkruanin. A iu kërkua atij të rrëfejë çdo gjë si i penduar i drejtësisë rreth lidhjeve të tij me McGonigal si dhe çdo gjë rreth oficerit të shërbimeve inteligjente, sigurimit të shtetit, Agron Neza dhe supërkëshilltarit të tij të errët Dorian Duçka, ashtu si shkruan qytetari dixhital i Berishës? Goditjen e radhës kreu i qeverisë shqiptare e mori nga prestigjozja amerikane “The Washington Post” e cila shprehet se “McGonigal ka qenë i zhytur deri në fyt në pakte sekrete me Ramën”. Gazeta e njohur ndërkombëtarisht gjithashtu përmend faktin se ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal është paguar…

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram