Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Pensionistët pa bonus, mësuesit rritje me 7% ndërsa deputetët me 98%/ Njihuni me pagat e reja në Shqipëri

Reforma e pagave e nisur nga qeveria duket se fillimisht do të japë efektin më të madh tek paga e funksionarëve të lartë dhe më pas në kategoritë e tjera të punonjësve publikë.

Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%. Edhe për punonjësit e tjerë të administratës fillon një rritje e përgjithshme nga 10 – 35 mijë lekë.

Ndërkohë për vitin 2022 ka vetëm një rritje page prej 7% për mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e sigurisë ku përfshihen policët, punonjësit e gardës , zjarrfikësit dhe forcat e armatosura.

Në polici për inspektorët e parë kjo rritje në vlerë përkthehet vetëm në 3300 lekë. E njëjta gjë vlen edhe për punonjësit e tjerë në fushën e sigurisë.

Ndërsa për mësuesit rritja në vlerë përkthehet në 3584 lekë për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollave të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit.

Tek mjekët, përjashtim bënë për mjekët specializantë me 50 mijë lekë më shumë, ndërsa për mjekët e familjes u bë një rritje me 15 mijë lekë që filloi nga prilli.

Por, reforma e pagave sapo ka nisur. Në paketën e saj ambicioze prej 38 miliardë lekësh qeveria premton se deri do t’i dyfishojë pagat për sektorë.

Tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollat 9 vjeçare do të kenë një pagë 95 550 lekë, mësuesit në shkollat e mesme do kenë një pagë 106 800 lekë. Mjekët e përgjithshëm do të shkojnë në 131,672 lekë punonjësit e sigurisë në 97 500 lekë dhe infermierët do të shkojnë në 87 118 lekë, sipas premtimeve të qeverisë.

Sa i përket pensionistëve, qeveria ka premtuar vetëm indeksimin në tetor dhe nuk ka parashikuar më bonus

Sa i përket pensionistëve, qeveria ka premtuar vetëm indeksimin në tetor dhe nuk ka parashikuar më bonuse.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram