Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Porti i Durrësit, bypass-i i Vlorës, Unaza / Projektet e lëna përgjysmë të Belinda Ballukut

Kushdo që kalon në Unazën e Madhe të Tiranës, e kupton më së miri se premtimi i përsëritur i ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për përfundimin e punimeve brenda vitit 2023, ishte thjesht një butafori.

Investimi me një vlerë totale prej rreth 400 milionë euro, ka nisur vite më parë. Në vitin 2019, nisi punimet aksi i fundit dhe më i rëndësishëm, ai që lidh ish-Sheshin “Shqiponja” me zonën e “Pallatit me Shigjeta”.

Ky projekt është një ndër të shumtët, për të cilët Balluku ka premtuar realizimin e tyre brenda afateve dhe që “kanë mbetur rrugëve”, megjithë qindra milionë euro të shpenzuara nga të ardhurat publike.

Unaza e Tiranës

Një aks prej 2 kilometrash në rrugë fushore dhe pa asnjë vështirësi, u parashikua që të përfundonte brenda një periudhe 3-vjeçare, më konkretisht në vitin 2022.

Në një intervistë të dhënë për “Opinion” në vitin 2020, Ministrja Balluku deklaroi me bindje të plotë se e gjithë Unaza e Madhe e Tiranës do të përfundonte në fund të vitit 2023.

Tashmë që ky afat është tejkaluar dhe ka nisur viti 2024, punimet në vijim në Unazën e Madhe nuk janë aspak premtuese. Balluku ende nuk ka dalë të pranojë se premtimi i saj për këtë vepër publike nuk u përmbush.

Porti i Durrësit

Ministrja Belinda Balluku u vendos në krye të ekipit që do të plotësonte dëshirën personale të kryeministrit Rama për shndërrimin e Portit Tregtar të Durrësit në një Marinë jahtesh dhe komplekse rezidenciale, me përfitues të dukshëm biznesmenin saudit, Mohamed el Alabar.

Projekti qeveritar synon shkatërrimin plotësisht të Portit më të madh në vend, pikën kryesore të importit në Shqipëri dhe zhvendosjen e tij në zonën e Porto Romanos.

Ndërkohë që “dhuratat” për Alabarin, përfshirë mbi 1 milionë metra katrorë tokë publike, leje e licensa, si edhe politikë taksash të reduktuara, janë ofruar me përparësi nga qeveria “Rama-Balluku”, ende nuk shifet asgjë në horizont për Portin e ri tregtar.

Alabari ka nisur të shesë “ajër” në “Durres Yacht Marina”

By pass i Vlorës

Në Korrik 2022, Rama dhe Balluku përuruan “by pass-in” e Vlorës. Investimi me vlerë totale 56 milionë euro ishte një ndër më të rëndësishmit për turizimin në Shqipëri.

Ndodhemi në By Pass-in e Vlorës, sot është data 7 korrik dhe ka përfunduar e gjithë pjesa e rrugës”, deklaroi ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku, gjatë ceremonisë inaguruese të By Pass-it të Vlorës korrikun e dy viteve më parë.

Një javë më vonë, në krah të Komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver VArhelyi, kryeministri së bashku me zyrtarë të tjerë u rikthyen në By Pass-in e Vlorës për një tjetër inagurim të segmentit panoramik.

Punimet kryesore të By Pass-it përfunduan zyrtarisht më 30 qershor të vitit 2022. Edhe pse u inagurua dy herë e vërteta është se rruga ishte e papërfunduar.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram