Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

‘Prerja e kokave’ të ministrave anonimë nuk e shpëton sistemin grabitqar të Ramës

Heqja e disa ministrave gati anonimë nga qeveria dihej që do kalonte pa ndonjë bujë të madhe. Në një fjalim plot krenari për Shqipërinë turistike, me pak mburrje për suksestet ndërkombëtare të vendit, me pak nacionalizëm anti grek dhe me pak hipokrizi pro SPAK, Rama bëri levizjet e radhës.

Në asamblenë e PS-së, para kryeministrit ishte një sfidë e vështirë. Ti jepte koherencë dy anëve që nuk bashkëjetojnë dot bashke: së pari nevojës për të prerë koka ministrash, si kompensim për të kënaqur publikun e shokuar nga vjedhjet masive, ndërsa, nga ana tjetër, krenarisë së socialistëve për 1001 arësyet e sukseseve të qeverisë. 

Gjatë kësaj vere, pas vendimit per arrest me burg të ish zv/ kryeministrit Ahmetaj, pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, tek i cili janë hdhur deri më tani 90 milionë euro, pas shpalljes si grabitje të koncesionit të sterilizimit të paisjeve mjeksore, pas ndërprerjes nga BE të fondeve për bujqësinë, Rama duhej edhe të shprehte reflektim edhe të mbante sa më lart moralin e trupave të tij.

Nuk bëri dot as njërën as tjetrën. Ndonëse largoi nga qeveria Olta Xhaçkën, që së fundi e akuzoi edhe Greqia për investimin strategjik të bashkëshortit të saj; ndonëse hoqi qafe ministren Krifca, që kontrollonte grandet evropiane; ndonëse e spostoi nga shëndetësia Manastirliun, që trashëgoi tre koncesionet famëkeqe; asnjëra prej këtyre lëvizjeve nuk e justifikoi dot fabulën e keqbërësve që hanë kumblla dhe dardha pas shpinës së shefit. 

Të gjithë mbajnë mend shprehjen e Edi Ramës, në fillim të mandatit të parë, se njerëzit nuk janë hajdutë në vetvete, por ata i bën të tillë sistemi. Tani, askush nuk ka më dyshim se sistemi i rilindjes ka rezultuar një burim hajdutesh. 

Ai shndërroi në grabitës edhe ata që ndofta se kishin ndërmend ta nisnin këtë rrugë dhe rrezikon t’u ofrojë të njëjtin fat edhe atyre që sapo u futën në kabinet.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram