Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Pse Rama e shtyn gjithmonë çështjen Xhaçka?

Mbetej ndër ministret e tij të preferuara, të besuara, kokëulur dhe veprimtare e njohur “piariste” në shërbim të vetë Ramës. Kjo qe Olta Xhaçka, ku vlerësimet për të ishin të mëdha si në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes, ashtu edhe kur i besoi postin e kryediplomates. Jo pa qëllim kryeministri Rama kërkon që zullumet e pafundme në vend, ku maja e problemeve është korrupsioni masiv në nivele të larta qeverisëse dhe trafiku ndërkombëtar i drogës kërkon që ta mbulojë në konferenca ndërkombëtare, për tu shitur si “lider rajonal” i cili ofron paqe në këtë zonë gjithnjë të trazuar. Fakti është se Rama i dha bonuse të mëdha Xhaçkës një vit më parë kur Shqipëria mori për herë të parë drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Po çfarë ka ndodhur që sot është një ish e harruar që Rama ka shkëputur komunikimet? Po sikurse vetë Rama e di mirë, Xhaçka është një nga ish-ministret e tij me më shumë dosje hetimore në Prokurorinë Speciale SPAK. Katër dosje ka për të, ku tre kanë lidhje me dhënien e objekteve dhe pasurisë ushtarake në bregdet për oligarkët dhe një tjetër është specifikisht për Xhaçkën, ku bashkëshorti i saj është shpallur investitur strategjik, për ndërtimin e një rezosrti turisktik në Himarë, duke i dhënë “badihava” edhe një pjesë të konsiderueshme në bregdet.

Këtu Rama nuk duron. Nëse atij i prek propagandën ai është gati të “shuajë” gjithë farën e Rilindjes që ka ngjizur vetë, me kusht që vetëm ai të mbijetojë. Në rastin e Xhaçkës duket se Rama po bën edhe disa ndere, të paktën sa për ta shtyrë në kohë. Parlamenti nuk po merr në shqyrtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Xhaçka, duke e shtyrë për disa muaj të tjerë.

Rama kontrollon tërësisht Parlamentin dhe në shkelje të hapur me rregulloren prej gati një viti e mbajnë çështjen “Xhaçka të fshehur”. Mandati i saj si deputete është seriozisht në rrezik, por mazhoranca socialiste e ndikuar padyshim nga Rama po shkell çdo rregullore e precedent duke e mbajtur peng shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka vijon të shtyhet në Kuvend prej gati 10 muajsh.

Ish-ministrja e preferuar e Ramës aktualisht shpreson që me ndërhyrjet direkte apo indirekte, si në drejtësi ashtu edhe në Parlament Rama ta shtyjë gjithnjë për një “kohë tjetër” çështjen Xhaçka. Një kohë që nuk po vjen. Është rast unik gjithsesi që Rama ka “shkelur mbi veten” për të. Flitej prej disa kohësh që Xhaçka mund të rrezikonte “reputacionin e Ramës” duke aluduar se mund të merrej e pandehur ndërsa ishte në detyrë. Megjithatë Rama e mbajti për ta shkarkuar në bllok me të tjerë një muaj më parë. Tashmë që ajo nuk ka asnjë funksion drejtues, përveçse deputete, sërish kryeministri nuk që ta lëshojë lehtë.

Rama ka lëshuar këdo, jo se nuk është si “ata që lëshon”, por qëllimi, mjeti dhe forma e atij është gjithnjë propaganda për të mbjellë në public një farë që kurrë nuk mbin që ai është i drejtë, por disa nga të tijën i hanë dardhat pas shpine”. Xhaçka mund të jetë një nga ata që mund të cilësohet telash për Ramën nëse e mban, por fakti që kërkon ta shtyjë gjithnjë në kohë është më shumë një “mëshirë” që kreu i qeverisë po ia jep edhe për disa kohë, mbase i kushtëzuar nga faktorë që ende nuk dihen.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram