Më datë 1 qershor, 30 mijë maturantë nisën procesin e maturës shtetërore me provimin e gjuhës së huaj.
Sot janë publikuar notat e këtij provimi. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm: https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/
Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 27263 maturantë. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 96,17% ndërsa nota mesatare është 7,68.
Në maturën e vitit të kaluar pati 611 maturantë me notë 10.00 dhe 861 maturantë me notë 4.00, pra mbetës.
Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit. Theksojmë se ndër vite qarku Kukës ka arritur të marrë vendin e parë në bazë të notës mesatare.