Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

‘Qen rrugësh, karagjoz, pijanec, gomar’, agresiviteti publik i Edi Ramës

Kryeministri ka zgjedhur të shajë dhe të kërcejë. Kjo është fushata elektorale për zgjedhjet lokale, që mund ta përkufizonim edhe si ‘fush-sharja 2023’, një aktivitet publik me seri ditore nga jugu në veri. Por në këto zgjedhje, niveli i batutës së Edi Ramës nuk është më atje ku ishte.

Nëse dikur sheshet e 2017 mbusheshin nga admiruesit e tij që e dëgjonin teksa deklaronte se Ilir Meta do ti merrte tepsinë ndërsa Lulzim Basha ishte i “fotografia që mbahej te komodina”, këtë herë, në çdo dalje, dëgjojmë një njeri që më shumë sesa komunikon, ulërin. Rastet janë njëra pas tjetrës. Në Mat, Rama iu sul një gruaje që kërkoi të fliste me të, ndërsa në Shkodër, një burrë me kanatiere blu ishte viktimë e agresivitetit verbal të kreut të qeverisë.

Është tejet e dukshme që verbi i tij publik ka ndryshuar. Qytetarët nuk janë më “të përzgjedhurit” dhe gratë nuk janë më të parat. Jo më larg se dje, me një fjali pezhorative, ai kërkoi të kërcenin me të vallen e Tropojës ndërsa i tha Rexh Byberit, kryebashkiaku i Tropojës, (Tani e gjete të merresh me gratë), kinse për ti treguar prioritetet publike të tij dhe kandidatit. Edhe më e rëndë është situata me kundërshtarët politikë. Ata i quan qen rruge, karagjoza dhe pijanecë. 

“E keni pa, vjen vërdallë vetëm shan;

Po bëhet kashtë e koqe;

pijanec, karagjoz rrugësh, karagjozat e tjerë që i ka aty te oborri i partisë;

Gamori, gamori, gamori që ia vini drutë sipër. Hektibe, hektibe;

Dy gishta lart dhe bishtin në shalë;

quhet shkarje ledhi;

Karroca me qen rrugësh nuk tërhiqet;

Më vjen ti them atyre të shtëpisë që po u bëra si këta mos më lini më të dal;

O zonjë do të të takoj pastaj ça ke? Të lë njerëzit të merrem me ty?”-janë disa nga frazat e tij publike në këto zgjedhje. 

Nga buron ky agresivitet publik? Çfarë e detyron kryeministrin të bëjë leckë publikisht qytetarët e tij, që për më tepër janë edhe votuesit e PS? Kush nuk e ka parë, mund të shohë këtë video për të parë sesi një kryeministër shan dhe ofendon këdo i del përpara. Nuk e ndalon asgjë. I mbledh qytetarët në miting dhe në vend të dëgjojë shqetësimet e tyre, tani edhe i dhunon verbalisht ata.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram