Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

“Qeveria hesht, nuk jep përgjigje”/ Studentët e mjekësisë kundër detyrimit për të punuar në vend

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë vazhdojnë protestën e tyre kundër propozimit të qeverisë për të punuar 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, me kushtëzimin se nuk do të diplomohen Studentët deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet, pavarësisht këmbënguljes së tyre për të marrë një përgjigje.

“Zgjidhja e vetme dhe e qëndrueshme e këtij problemi kalon mes një angazhimi serioz në kushtet e punës dhe rritjes së pagave në bazë të një meritokracie. Ne kemi rënë dakord që fillimisht të mblidhemi brenda universitetit duke marshuar drejt MSH sepse është përfshirë në hartimin e këtij projekti. Ata s’dhanë përgjigje dhe ne vendosëm të protestojmë sërish kundrejt këtij indiferentizmi. Aktualisht nuk ka konsultime, ka patur dy takime, aktualisht nuk ka pasur tentativa të ketë sërish”, tha njëri prej tyre në protestë.

Ndërsa shprehen se do të vazhdojnë protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje, ata kanë parashtruar dhe disa kërkesa për Ministrinë e Arsimit. Ata kërkojnë që Ministria të dalë dhe të njoftojë pezullimin e draftit, përmirësimin e kushteve në auditore, rivlerësimin e literaturës që ata studiojnë dhe mundësimin e praktikave në pavijonet përkatëse sipas specializimeve.

Para se të nisin studimet, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.

Të indinjuar nga draftet e fundit të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit e Shëndetësisë për ta, studentët refuzojnë punësimin me detyrim.

Studentët e mjekësisë shprehen se nëse kërkesat e tyre bien në vesh të shurdhër, ata do të vijojnë me protestat.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram