Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Qoka familjare dhe reprezalje/ SKANDALET e Kapterr Peqinit në RTSH

Në mes të qershorit të këtij viti, Radio Televizioni Shqiptar zgjodhi Drejtorin e ri të Përgjithshëm në një votim unanim me 3 kandidatë. Teksa njëri u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore, rruga dukej shumë e lehtë për Alfred Pezën, që fitoi me 9 vota.

Ardhja e Pezës në krye të RTSH erdhi pas një shkarkimi nga ana e Irfan Hysenbelliut, pasi ish-deputeti socialist nuk mundi të niste në kohë punën me Panorama TV.

Zgjedhja e tij në drejtimin e Radio Televizionit, nuk përbënte një problem në dukje, por tymi filloi të dilte pas veprimeve të para të tij në postin e ri. Operacioni „Fshesa“ dhe qokat familjare filluan menjëherë të binin në sy.

Disa largime nga puna të profesionistëve të vërtetë dhe zëvendësimin e tyre me miq e mikesha bënë jehonë, me raste të denoncuar nga vetë punonjës, ose tashmë mund t`i quajmë dhe ish-punonjës.

Me sa duket qëllimi i vërtetë i Fred Pezës, ose siç njihet me nofkën “Kapterr Peqini“ nga rrjetet sociale, ka qenë privatizimi i televizionit shtetëror dhe kthyerja e tij në një klan të mbyllur. Këtë e tregojnë qartë njerëzit që kanë marrë në punë.

Shumë vite nën kostumin e gazetarit apo politikanit duket se nuk e kanë hequr nga ai sjelljen ndoshta të mësuar në kohën që ishte oficer, pasi të njëjtën gjë duket se ka instaluar dhe në RTSH, me frymë tensioni, reprezalje e presion.

Drejtoreshë programacioni „Kapterri“ zgjodhi punonjësen e re të portalit të tij privat, Bora Xhani. I duhej dikush që mund ta komandonte lehtësisht dhe prandaj hoqi të mëparshmin Melsi Qirici.

Por vala e largimeve nuk mjaftoi me kaq, pasi Peza detyroi largimin e drejtorit të lajmeve Bledar Zaganjorin. Po ashtu hoqi drejtorin e Burimeve Njerëzore, atë të Finances, si dhe drejtorin Juridik.

Pa iu dridhur qerpiku, largoi dhe punonjës të thjeshtë që nga montazhierë e kameramanë, duke u hequr bukën e gojës disa familjeve, vetëm e vetëm për të ndihmuar ushtrinë e tij.

Drejtori i tij juridik Enkelejd Lamaj po i zbaton një nga një urdhrat e Kapterr Peqinit.

Kjo valë e pafundme dhe absurde shkarkoi shqetësoi dhe Organizatat Ndërkombëtare të Gazetarëve.

Kjo situatë ka shqetësuar Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez. Ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale duke dhënë alarmin mbi atë që po bën Alfred Peza në RTSH. Ai ka kërkuar nga gazetarët e shkarkuar që të informojnë Federatën.

“Jemi të alarmuar nga vala e shkarkimeve arbitrare të urdhëruara nga drejtori i ri i Televizionit Publik Shqiptar -RTSH, z.Peza. Ftojmë të gjithë gazetarët e shkarkuar të na informojnë. Alfred Peza është drejtor mediatik, por ka qenë edhe ish-deputet edhe sekretar i Marrëdhënieve me Median për Partinë Socialiste Shqiptare deri në shtator 2021”, shprehet ai.

Cfarë është më e keqja është fakti që profesionistët nuk janë zëvendësuar me profesionistë, por nuk është habi të gjesh mikesha të tij, eskorta, apo dashnore pushtetarësh.

Punonjësen e tij në portalin privat, Bora Xhani, Peza e ka emëruar drejtoreshë programacioni në RTSH në konflikt të hapur interesi, në shkelje të ligjit dhe duke shpërdoruar detyrën.

Klima e krijuar në RTSH me pushimet masive, punësimin e njerëzve që kanë punuar si vartës tëPezes në Alpeneës apo në Ora, njerëz me lidhje familjare dhe shoqërore me të, e bëjnë edhe dramatike situatën. Një televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, po kthehet në një televizionprivat për qokat e Pezës, duke cënuar gazetarinëedhe profesionalizmin.

Nje tjeter largim i bujshem ishte dhe ai i moderatorit Bledi Strakosha,  i cili prej 8 vitesh ishte pjesë e stafit të RTSH-së dhe drejtonte emisionin “Me Bledin”.  Ai ka njoftuar ndjekësit në Instagram për largimin nga Radiotelevizioni Shqiptar dhe s’i ka kursyer ca opinione dhe kritika: Tetë vitet e fundit në RTSH për mua u mbyllën. Asgjë e re dhe asgjë tronditëse për dikë që prej 32 vitesh punon në media. Me lëvizjet e tregut, me ndryshimin e shijeve të audiencës e ndoshta edhe me tekat e drejtuesve a me të kujt u gjendet pranë në zyrë a gjetkë në çaste të caktuara të ditës e të natës, jemi mësuar dhe nuk kapemi të papërgatitur”, tha ai.

Por nuk mbaron me kaq. Skandal pas skandali zbulohet, pasi më herët ishte dhe aktori Arben Derhemi i cili në një postim të bërë në rrjetet sociale zbuloi që drejtor Kapterri nuk kishte pranuar që sezoni i dytë i serialit aq të njohur për shqiptarët Njerëz dhe Fate të jepej në RTSH, aty ku mbajti mbërthyer popullin pas ekranit gati 20 vite më parë.

Aktori u detyrua të kërkonte lëmoshë nga shqiptarët me një GoFundme, pasi nuk gjeti mbështetjen nga Alfred Peza.

Dhe qershia mbi tortë për mbylljen e këtij viti absurd për Pezën dhe zgjedhjet e tij ishte dhe Festivali i RTSH, ku kënga fituese do të na përfaqësojë në Eurovision.

Papritur, njëri pas tjetrit, këngëtarët më nën zë të momentit filluan të bojkotin Festivalin me informacione se fituesja ishte zgjedhur para kohe dhe ishte e kotë të konkurroje.

Megjithatë për tu treguar gjasme i zgjuar dhe për të nxjerrë blof të tjerët që e kishin të sigurtë se Elsa Lila do të fitonte, u shpall fituese Besa Kokëdhima. Ajo doli fitimtare në një festival të dështuar sin ë prezantim dhe në organizim me këngë të dobëta dhe me një lum negativ komentesh. Tani jemi në pritje të bëmave të Alfred Pezës për 2024.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram