Vitet e fundit duket se po i gëzohemi asaj që mund ta quajmë “Shqipëria turistike”. Më herët nuk ka ekzistuar në historinë e kombit tonë. Atë që vendet e mesdheut kanë më shumë se një shekull e investojnë, për ne shqiptarët është një zhvillim i ri.
Sot Shqipëria mes 1000 halleve dhe problemeve është “parajsa mesdhetare” e pa eksploruar nga bota. Pamjet e viti 1997 ku i madh dhe i vogël mbante në duar një kallashnikov na fundosën dhe friksuan çdo kënd që mund të udhëtonte dhe pushonte si turistë si pasojë e skenave afgane në një toke europiane.
Sot turizmi shqiptarë ndjehet i kërcënuar nga shumë faktorë që suksesin ta humbasim nëse nuk parandalojmë disa fenomene:
– “Shqipëria turistike” sot preferohet për çmimet e lira dhe ende konkuruese krahasuar me shtetet fqinjë Kroaci, Greqi, Itali dhe nëse nuk frenojmë babzinë e fitimit psh: Një shezlon 300 euro do largojmë çdo adhurues të plazheve tona.
– “Shqipëria turistike” është e kërcënuar nga pushtuesit e “tokës xanun”, që po sharrojnë çdo pemë dhe betonojnë brenda në rërë duke humbur shumë shpejt “mitin” bregdetit tonë për “plazhet të virgjëra”.
– “Shqipëria turistike”, duhet parandalojë urgjent rracizmin apo trurizmin selektiv duke preferuar rusë apo gjerman dhe duke larguar “kosovarë” apo “fshatarë shqiptarë”. Ne jemi shtet i destinuar për plazhe popullore dhe jo elitare.
– “Shqipëria turistike” është e kërcënuar nëse orjentohet drejt luksit. Nëse ndërtojmë vetëm hotele me 5 yje dhe jo agri-turizëm. Turistët e huaj nuk kërkojnë luksin në Shqipëri sepse atë e gjejnë 100 herë më lartë si standard në Spanje, France, Portugali, Kroaci, Turqi.
– “Shqipëria turistike” është e rrezikuar të fundoset nga mungesa fuqisë puntore. Në asnjë fshat nuk mund hapesh një resort gjigand me 100 kuzhinjerë dhe 1500 kamarierë sepse nuk mund ti gjesh, prandaj duhet urgjentisht një strategji për hapjen e dyerve për emigrante nga Indonezia, Filipinet, Tajlanda, Afrika