Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Rritja e pagave mbetet vetëm tek “llafet”, tre muajt e parë të vitit treguan se…

Ndonëse bizneset justifikohen për rritjen e çmimeve me rritjen e pagave për punonjësit dhe kryeministri ka premtuar vazhdimisht se do të ketë rritje shumë të ndjeshme të pagave, kjo nuk ndodh në të vërtetë. Rritja reale e pagave në tre muajt e parë të këtij viti ka qenë thuajse e papërfillshme.

Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto gjatë tremujorit të parë 2023, është 64.706 lekë, duke u rritur me 9,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Por duke marrë parasysh se inflacioni për të njëjtën periudhë është rritur me 7.2%, ndryshimi real i pagave është vetëm 2%.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni e Komunikacioni. Rritjen më të madhe në këtë tremujor e ka pasur bujqësia, peshkimi dhe pyjet, me 14.2%.

Para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama premtoi rritje të ndjeshme të pagave të punonjësve të administratës, por aktualisht janë rritur vetëm pagat e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, që ia kanë kaluar rajonit. Në çdo sektor dhe fushë tjetër vendet e rajonit qëndrojnë mbi Shqipërinë.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram