Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Rritja stratosferike e çmimit të patentave/  Rekordi negativ i Shqipërisë krahasuar me rajonin

Këto janë javët e fundit kur personat që duan të pajisen me leje drejtimi në Shqipëri do e paguajnë me çmimin aktual prej 440 mijë lekësh të vjetra, ose 44 mijë lekë të reja. Duke nisur nga 10 marsi, ky çmim do të jetë dyfish, pra 850 mijë lekë të vjetra ose 85 mijë lekë të rinj. Pas këtij njoftimi, u pa një dyndje njerëzish në zyrat ku tërhiqen dokumentacionet e nevojshme për lejet e drejtimit, por edhe politeknikat shëndetësore (Ku bëhen testet për dëgjimin dhe shikimin), me qëllimin, përfitimin e këtij shërbimi me çmimin aktual.

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka thënë se dyfishimi i tarifës është bërë në kuadër të një marrëveshjeje që synon eliminimin e evazionit fiskal dhe informalitetit në sektorin e Autoshkollave. Reagime pati edhe nga ana e opozitës. Kryedemokrati Berisha theksoi se kjo është një akt hajdutërie nga Edi Rama, ndërsa në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe Partia e Lirisë, që nënvizoi se me shifrën e re, tarifa për të marrë një patentë, e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Rajon. Rritja e çmimeve të patentave u raportua fillimisht në verë.

Ajo sipas sektorit privat të autoshkollave, u pa si një nevojë imediate në këtë periudhë inflacioni që po kalon bota, kushtëzuar nga lufta në Ukrainë. Shumë autoshkolla rritën çmimet me 100 euro më shumë, për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve. Pas Shqipërisë, vendi që ofron çmim të lartë për marrjen e lejeve të drejtimit është Maqedonia e Veriut.

Maqedonia e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, paketa bazë për marrjen e patentës, është 400 euro, që përfshin mësimet teorike dhe praktike për kategorinë B. Nëse kandidati nuk kalon raundin e parë të provimit, atëherë çmimi rritet me 100 deri në 200 euro. Mesatarisht, shoferët e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të përgatitur të shpenzojnë deri në 700 euro për të marrë patentën.

Serbia

Në Serbi, qytetarët mund të pajisen me leje drejtimi që në moshën 17-vjeçare. Kostoja mesatare është 630 euro. Disa nga autoshkollat mbulojnë edhe certifikatën mjekësore. Në Serbi, provimi i patentës jepet sipas shortit që të bie. Janë 15 detyra të ndryshme në terren dhe në mënyrë të rastësishme me përzgjedhje kompjuterike, kandidatit i jepet rruga të cilën duhet të ndjekë për dhënien e provimit në trafikun e qytetit.

Kosovë

Autoshkollat në Kosovës ofrojnë paketën bazë me 20 orë praktikë që kushtojnë deri në 200 euro. Paketa me 300 euro ofron trajnimin bazë teorik dhe praktik.

Bosnje e Hercegovina

Në Bosnje e Hercegovinë çmimi varion nga 500 deri në 600 euro për mësimin teorik, trajnimin praktik, testin teorik, ndihmën e parë dhe testin e drejtimit. Për shkak të dallimeve të mëdha në çmimet për trajnimin e shoferëve në pjesë të ndryshme të BeH, autoritetet kanë vendosur një çmim minimal mbrojtës për autoshkollat, të cilin nuk duhet ta ulin.

Mali i Zi

Në Mal të Zi, kosto është diku te 290 euro. Mirëpo, malazezët në bazë të një studimi e kanë të vështirë të marrin patentë shoferi. Kësisoj, shumica e autoshkollave në Mal të Zi, paguajnë veçmas shpenzimet e provimit teorik dhe praktik, por gjithashtu edhe verifikimi i dokumenteve kërkon një kosto ekstra.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram