Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Si ndryshoi fati i Beqajt/ Nga kryenegociator në BE, në negociator në burg

Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqja e kaloi “lumin SPAK” duke u lagur fare pak, diku në mesin e trupit. Megjithatë ai është sërish krenar dhe më të drejtë duhet të krenohet. Është rasti tipik që buka e vjetër nuk harrohet lehtë dhe tashmë është koha që miku, shoku i idealeve dhe shoku i ekipit të basketbollit të ndikojë aq shumë sa dera e burgut që ishte e hapur të mbyllej, të paktën edhe për ca kohë.

Konçesioni i sterilizimit që ka “starilizuar” taksat qytetare në shumën e madhe 100 milionë euro, nuk e hengri dot kokën e Beqajt, aty ku mendonin shumë. Ndihma i erdhi nga SPAK i cili vendosi që të caktojë për të “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte për të dalë jashtë vendit”. Kjo ishte masa më minimale që mund të jepej. Mishi u poq, por edhe hellim i madh 2 metra nuk u dogj… pas kësaj mase ledhatuese Beqja vendosi jo vetëm të mos e ankimonte, por ta pranonte duke rënë dakord me këtë “marrëveshje të heshtur”, për të mbyllur një dosje kaq të madhe me pasojë fare të vogël.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka hequr dorë nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post që e mbante prej vitit 2021, dhe është larguar nga grupi negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku u bë pjesë në tetor të këtij viti. Të dyja këto poste në fakt iu dhanë nga Rama jo sepse Beqja mbeti pak hollë si i papunë, por ishin forma e qartë për të treguar se ai po mbrohej nga kryeministri, sidomos në momentin kur dosja e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale duhet të merrte një drejtim pasi u mbajt shumë gjatë në hetim.

Tashmë Beqja nga kryenegociator me BE-në nuk është çudi që të bëhet negociator në qeli, në momentin kur të jepet vendimi për të, ndonëse pritet ta kalojë lehtë, shumë lehtë. Është njësoj si të dënosh për thyerje dritarjeje një grabitës të armatosur që pasi ka hyrë në banesën e një qytetari ka vjedhur, dhunuar dhe përçudnuar gjithë anëtarët e familjes viktimë. Ama prokuroria me këtë “grabitës të dhunshëm” kapet vetëm me dënimin se theu dritaren….

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram