Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

SKANDALI në Shqipëri/ Fizika, Matematika dhe Kimia rrezikojnë mbylljen, vetëm 27 studentë janë regjistruar

Universiteti i Tiranës edhe pse është më i madhi në vend dhe i preferuar nga shumë studentë, rrezikon të përballet me mbylljen e disa degëve pasi nuk ka regjistrime.

Matematika, Fizika dhe Kimia janë disa prej degëve të cilat rrezikojnë të mbyllen pasi deri më tani vetëm 27 studentë janë regjistruar në këto degë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Shifrat e deritanishme tregojnë se në degën e Matematikës janë regjistruar vetëm 14 studentë, në Fizikë 7 studentë, ndërsa në Kimi vetëm 6 edhe pse vitin e kaluar ka patur 100 kuota.

Nga rreth 30 mijë maturantë, 1/3 e tyre kanë aplikuar për studimet e larta jashtë vendit, ose kanë zgjedhur që të mos vazhdojnë Universitetin.

Po ashtu edhe disa programe të tjera studimi në Universitetin Bujqësor dhe atë të Elbasanit rrezikojnë të mbyllen për shak të numrit të ulët të studentëve. Peshkimi është një nga ato degë që nuk u hap këtë vit akademik në Universitetin Bujqësor. Për rektorët, shkak për këtë situatë është bërë mesatarja e lartë për pranimet në këto profile studimi.

Rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi, ka ngritur shqetësimin e numrit të ulët të studentëve në degët e Mësuesisë.

Diskutimi gjithashtu u shtri edhe në rëndësinë e kërkimeve shkencore, të cilat ndihmojnë formimin profesional dhe akademik të studentëve.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram