Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7
epa10029711 Albanian Prime Minister Edi Rama attends a press conference following an EU-Western Balkans leaders' meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

“Sulltani” Rama ka përzënë 5 zv/kryeministra, 38 ministra, 83 këshilltarë e 167 zv/ministra

Me emërimet, shkarkimet dhe “kokat e prera” në qeverinë “rilindja”, kryeministri Edi Rama ka vepruar si në sulltanat, ku përveç Don Engjëll Agaçi, ka përzënë e çuar në pranga bashkëpunëtorët më të afërt, besnikë e të bindur, që me apo pa dëshirë i kanë firmosur çdo zullum.

Në këto 10 vite sundim e patundshmëri nga froni kryeministror, “Sulltani” ka larguar nga “sarajet” 5 zv/kryeministrat: Niko Peleshi, Ledina Mandia, Senida Mesi, Erjon Braçe e Arben Ahmetaj, majde flitet se ka bërë gati edhe skenarin për largimin e Belinda Ballukut.

Në Fletoret Zyrtare nga muaji tetor 2013 deri në muajin korrik 2023, shikon që 5 zv/kryeministrat dhe Balluku e gjashta, janë përdorur nga Babloku për të firmosur  90% të vendimeve e akteve normative që ka nxjerrë qeveria  këto 10 vite.

Për t’iu shmangur përballjes penale e për të thënë që “përgjegjësia është personale”; Babloku, nuk ka firmosur asnjë prej vendimeve për grabitje-dhurimin e tokave në bregdet e reparteve ushtarake, për investimet strategjike, resortet, rindërtimin, PPP-të e shëndetësisë, landfillet, bujqësisë, minierat, naftës, plazheve, leje për kulla etj., etj. por i kanë firmosur zv/kryeministrat.

“Fshesa” e “Sulltanit” në këto 10 vite sundim, ka prekur edhe 37 ministra, disa duke i mbajtur e ricikluar në detyra të tjera brenda partisë, ndërsa shumicën duke i përzënë me urimin “suksese në jetë” e këshillën: “Gjej avokat, se nuk të mbroj dot”.

Konkretisht, janë përzënë Shkëlqim Cani, Ditmir Bushati, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj, Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Milena Harito, Ermonela Felaj, Eduard Shalësi, Eglantina Gjermeni, Bledar Çuçi në 3 ministri, Arben Ahmetaj në 3 ministri, Blendi Klosi në 2 ministri, Lindita Nikolla, Ermonela Felaj, Eduard Shalësi, Etilda Gjonaj, Anila Denaj, Nasip Naço, Ilirjan Celibashi, Lefter Koka, Sonila Qato, Ylli Manjani, Sokol Dervishaj, Helga Vukaj, Dritan Demiri, Gent Cakaj, Besa Shahini, Edmond Panariti, Edmond Haxhinasto, Xhuljeta Kërtusha (Ministre e Punës), Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Gazmend Bardhi e Mirela Karabina.

Por Edi Rama nga kabineti i tij i afërt qeveritar, gjatë 10 viteve sundim ka larguar edhe 167 zv/ministra, 6 drejtorë anti-korrupsion, 62 drejtorë sektorësh në kryeministri, 4 Avokatë Shteti, 3 drejtorë Shërbimesh Qeveritare e 83 këshilltarë, ndërsa të vetmin këshilltar që nuk e ka larguar, është Baton Haxhiu i çështjeve të Kosovës në projektet e Serbisë.

Ndër ministrat e mbetur prej 10 vitesh në kabinetin e Edi Ramës, janë vetëm “butaku” Peleshi ish-zv/kryeministër e 2 herë ministër, “madam” Olta e “none” Milva nga 3 herë ministra; ndërsa të tjerët janë përzënë nga PS, janë në burg e në kërkim, ose u janë dhënë  detyra në PS e mandate deputeti.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram