Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Tallja e qeverisë me rritjen e pensioneve/ Pensionistët do hanë vetëm një vakt më shumë

Edi Rama ka njoftuar së fundmi se pensionet në Shqipëri, nga 1 Tetori do të indeksohen me 8.6 përqind. Kjo arritje është trumpetuar aq shumë sa çdo media e qeverisë Rama është duke e publikuar lajmin nga 3-4 herë në ditë.

Mirëpo, shqiptarët, përveç patronazhistëve nuk e kanë kapërdirë lajmin si arritja e shekullit por thjesht si një propagandë, që sërish ka në plan projektimin e fitores së mandatit të katërt. Siç e dimë të gjithë, votat më të mëdha të Partisë Socialiste janë nga pensionistët dhe atyre ndoshta kaq i mjafton që në zgjdhjet e ardhshme të mos ndërrojnë vend-shënimin e votës.

Qindra shqiptarë kanë shfryrë ndaj kësaj propagande të shëmtuar që në fakt nuk i nxjerrë pensionistët nga “balta e skamjes”, por thjesht i gënjen që po ju japim një dorë.

Nese një pensionist merr 100 mijë lekë të vjetra rritja eshte 8600 lek të vjetra. Atëherë çfarë do të bëje pensionisti me kete ngritje pensioni 8.6 %.

Megjithatë, pavarësisht komenteve kritikues ka edhe nga ata patronazhistë që e quajnë “super” këtë lajm.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram