Lajmi i sotëm, që në një repart ushtarak në Zall Herr është mbjellë kanabis, po kalon më shumë si lajm rozë, kur në fakt është lajmi më i zi i mundshëm që mund t’i ndodhi një vendi pretend për t’u bërë pjesë e familjes europiane.
Dozat e alertit i shton akoma më shumë kur kujtojmë që jemi ushtri e një vendi anëtar të NATO-s dhe reparti ndodhet shumë pak kilometra larg kryeqytetit…
Pas bashkëpunimeve të konfirmuara të policisë me kriminelë dhe për vrasje, pas emaileve të Zotos dhe Mërtirit në çdo institucion, duke e kthyer gjithë shtetin në rrobaqepës me porosi të tyre, vjen dhe kjo: kanabis në reparte ushtarake.
Degradim më të madh të Shtetit duket se nuk ka më ku të shkojë, deri aty sa dhe ushtria merret me drogë.
Tashmë ka mbetur vetëm për të mbjellë kanabis në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes apo dhe në Ambasadat e Shqipërisë nëpër botë…
Zbulimi i një parcele me kanabis në territorin e një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës, ka çuar në pranga tre ushtarakë ndërsa 4 janë nën hetim mes tyre komandati i repartit zv. komandati i tokës
Policia informon se gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.