Në realitetin politik shqiptar, Rama nuk arrin ta konceptojë dot demokracinë pa vetë atë. Për më tepër Partinë Socialiste apo Rilindjen, pa vet hijen plot pushtet të Edi Ramës. Ky rrezik social-kombëtar do zgjasi ca. Për më keq akoma, socialistët e rinj apo rilindasit, as nuk kanë guximin ta çojnë nëpër mend. Ashtu si Enver Hoxha nuk merrte asnjë përgjegjësi politike për bashkëpunëtorët e tij, edhe Edi Rama nuk ka se si.
Edhe Edi Rama, le të plasin sado skandale financiare, apo arratisje nga vendi, ai nuk ka marre dhe nuk do të marri asnjëherë përgjegjësi politike. Madje e ka strategji taktike që çdo skandali i përgjigjet me një skup mediatik, siç edhe po ndodh tani me lajmet për bum turistësh apo naftën e Shpiragut. Edi Rama po u premton shqiptarëve se pas këtij ”zbulimi” do hanë me lugë floriri. Ai është sot sundimtar dhe jo shtetar.
Sado skandale qeveritare të ndodhin, sado të arrestohen, sikur edhe i vetëm të mbesi, ai nuk ka për ta pranuar kurrë që ka faj. Si edhe ndodh zakonisht në demokraci, kurrë. Madje qarkullimin e pushtetit, as që e çon nëpër mend. Ndaj realiteti shqiptar sot është, as mish e as peshk.
Kjo përkon edhe me largimin e fëmijëve ”turistët” të Edi Ramës. Fëmijët tuaj aq sa italianë, francezë, gjermanë, grekë, kanadezë, amerikanë apo australianë, po ikin. Shikoni se sa u rrit buxheti juaj… Nëse po, u rrit nga fëmijët, apo nga ”turistët” e Edi Ramës?. Nga fillimi i korrikut të këtij viti, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shpërndua një video mesazh ku i uronte mirëseardhjen gjithë emigrantëve dardanë, të cilët me kthimin e tyre si për çdo verë në Kosovë, jo vetëm që vinin në lëvizje ekonominë e vendit, gjallëronin jetën etj., por kontribuonin edhe në defiçitin qeveritar në lidhje me të ardhurat.
Rama shqeu gjithë televizionet kombëtare e private me lajme për dyndje turistësh dhe kurrë nuk shpërndau një video mesazh mirëseardhje, përkundrazi i
quajti ata turistë, deri dhëndurrët nga Kolumbia e largët. Por në fund të fundit, pyetja është, nga kjo dyndje turistësh, a u rritën rrogat? A u rritën pensionet?