Visit page
Press "Enter" to skip to content
1/ 7

Zgjedhjet që nxorën zbuluar largimin e shqiptarëve, si “avulluan” 400 mijë votues për vetëm 2 vite

Këto zgjedhje vendore, përtej rezultatit, treguan qartë largimin masiv të shqiptarëve. Me 34.7% të pjesëmarrjes së votuesve, kjo përbën një rekord absolut negativ, përveç vitit 2019, kur opozita preferoi të mos merrte pjesë në zgjedhje.

Arsyeja kryesore e kësaj pjesëmarrje shumë të ulët në zgjedhje është padyshim emigracioni masiv i të rinjve dhe jo vetëm, që e kanë tkurrur shumë ndjeshëm popullsinë.

Gjithashtu, një tjetër arsye absolute është besimi, që shqiptarët kanë te politika. Në kushtet kur e mira dhe e keqja nuk vihen përballë, qytetarët preferojnë të abstenojnë dhe të humbasin tërësisht besimin te politika.

Në listat e votuesve në këto zgjedhje ishin 3.65 milionë qytetarë dhe aktualisht sipas KQZ-së kanë votuar rreth 1.26 milionë persona, 400 mijë më pak se zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Pra në harkun e vetëm 2 viteve Shqipërisë i janë larguar plot 400 mijë votues për arsyet që përmendëm më lart dhe jo vetëm.

Sipas INSTAT, në Shqipëri jetojnë rreth 2.6 milionë banorë , çka tregon se pavarësisht pakënaqësisë ndaj politikës, emigracioni është faktori kryesor i kësaj përqindje kaq të ulët votimi. Arsyet se përse emigrojnë shqiptarët dihen qartë dhe nuk ka nevojë për analizë.

Më shumë se gjysma e personave që kanë emrin në listën e votuesve, po jetojnë jashtë vendit dhe kjo nuk është pasqyruar në këtë listë. Nëse e krahasojmë me vitin 2013, diferenca e uljes së votuesve është akoma më e frikshme, me 540 mijë më pak në këto zgjedhje.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në vitin 2023, numri i personave që kishin të drejtë vote arriti rekordin e pas viteve ‘90, me 3.65 milionë persona. Emigrimi është thelluar shumë dhe ç’është më e dhimbshmja, ende nuk ka përfunduar.

error: Përmbajtja është e mbrojtur © Gazeta Telegram