Një automjet me dy vizitor mbeti i bllokua në rërën e plazhit të Shëngjinit!
Bllokimi i një makine në rërën e plazhit në Shëngjin ka shkaktuar ndërhyrjen e shpejtë të Zjarrfikësve të qytetit të Lezhës. Incidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në plazhin e njohur “Rëna e Hedhur”, ku një makine e bllokuar në rërë ka krijuar problem për dy udhëtarë të cilët ishin turist në zonë.
Sipas burimeve të sigurta, në incident ishte përfshirë një personazh i njohur në media dhe e dashura e tij, të cilët nuk kanë dashur të publikohen për momentin. Pas kësaj situate, disa qytetarë, të cilët raportohet se ishin punonjës të resortit “Princ Adriatik Resort”, kanë ndërhyrë për të ofruar ndihmë dhe parandaluar situatën që të mos përkeqësohet.
Megjithatë, ndërhyrja e tyre nuk ishte e mjaftueshme për të zgjidhur incidentin e krijuar dhe u desh ndërhyrja e Zjarrfikësve të qytetit të Lezhës për të dalë në krye të situatës.
Pas një telefonate që kërkonte ndihmë, Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje brenda disa minutave dhe kanë marë në dorë situatën.
Qytetarët të cilët na mundësuan pamjet nga ngjarja, falenderojnë Punonjësit e Zjarrfikses të Lezhës për ndërhyrjen e tyre të shpejtë dhe efektive. Ndërhyrja e tyre ka ndihmuar për të shmangur një situatë më të keqe dhe për të zgjidhur këtë incident në plazhin e Shëngjinit.
Në këtë moment, ende nuk dihen shkaqet e bllokimit të makinës në rërën e plazhit, por incidenti është bërë lajm dhe ka rënë në vëmendjen e publikut.
Pamje nga operacioni i ndërhyrjes të Zjarrëfikësve të qytetit të Lezhës, në plazhin e Shëngjinit.